Të nderuar studentë dhe staf i Kolegjit AAB,
Sipas kalendarit akademik 2022/23, duke u bazuar në Ligjin për Festat Zyrtare të Republikës së Kosovës, me rastin e fetës së Fitër Bajramit, Kolegji AAB nuk do të punoj në asnjërën nga degët e veta me 21 prill (e premte) dhe 22 prill 2023 (e shtunë). Procesi i rregullt mësimor do të vazhdojë nga data 24 prill 2023 (e hënë).
Kolegji AAB uron që dita e Fitër Bajramit të sjellë gëzim, lumturi, paqe dhe prosperitet për të gjithë besimtarët muslimanë!