Njoftim për Festën e Kurban Bajramit 2022

8 Korrik 2022

Të nderuar studentë dhe staf i Kolegjit AAB,

Rektori i Kolegjit AAB, Bujar Demjaha, në emrin e tij dhe të Kolegjit AAB ju uron festën e Kurban Bajramit të gjithë juve dhe familjarëve tuaj, si dhe të gjithë besimtarëve myslimanë me dëshirën që gëzimi dhe harmonia të jenë gjithmonë në shtëpitë tuaja.

Ju njoftojmë me këtë rast se në ditën e parë të festës, (e shtunë, 09 korrik 2022), Kolegji AAB nuk do të punojë në asnjërën nga degët e veta.

Ndërsa, të hënën me 11 korrik 2022, do të punohet vetëm në Qendrën e Regjistrimit të Studentëve të Rinj.

 Gëzuar!

Share: