NLB Banka certifikoi studentët e Fakultetit Ekonomik që kanë mbaruar punën praktike

27 Dhjetor 2019

Studentët e Fakultetit Ekonomik, të cilët kanë vijuar punën praktike gjatë vitit 2019 në NLB Banka, u certifikuan nga ky institucion financiar.

Në ceremoninë e organizuar nga Fakulteti Ekonomik, zëvendësrektori i Kolegjit AAB, Shemsedin Vehapi tha se për studentët është shumë e rëndësishme ndërlidhja e teorisë me praktikën dhe se programet akademike tashmë e kanë punën më sfiduese pikërisht këtë çështje.

Ndërsa Drejtori i Departamentit të Burimeve Njerëzore  në NLB Banka, z. Shkëlzen Kelmendi, tha se kjo ngjarje është e veçantë për dy arsye: e para është certifikimi i studentëve dhe e dyta se sot bëhet një dekadë e bashkëpunimit tonë. Kelmendi po ashtu iu drejtua studentëve duke u thënë se  “Nga ajo çfarë kam parë nga Ju, s’kam asnjë dilemë se Ju jeni të përgatitur mirë për tregun e punës. Dija Juaj është garancë e mirë e gjetjes së mundësive për ta dëshmuar veten edhe përmes punës praktike në të ardhmen”.

Kolegji AAB dhe NLB Banka kanë një partneritet shumë të qëndrueshëm, duke bashkëpunuar në mes vete në shumë fusha nga viti 2008.

Share: