“N’sferë t’mendjes” – Psikologet Arvesa Studenica dhe Arlinda Gashi flasin për “Trurin në dashuri”

20 Dhjetor 2024

Diskutim tejet atraktiv dhe informues është mbajtur në kuadër të serive “N’sferë t’mendjes”, nga psikologet Arvesa Studenica dhe Arlinda Gashi me studentët e Kolegjit AAB. Tema në këtë diskutim ishte “Truri në dashuri”, ku u paraqitën këndvështrime interesante si: roli i hormoneve si dopamina, oksitocina dhe serotonina në ndjenjën e dashurisë; si aktivizohet truri në faza të ndryshme të dashurisë; ngjashmëritë mes dashurisë romantike dhe varësisë; ndjenjat e dhimbjes; pasioni, etj.

Psikologet Arvesa Studenica dhe Arlinda Gashi njëherazi profesoresha në Kolegjin AAB, ndanë informacione dhe studime të ndryshme të realizuara nga ekspertë të njohur, në mënyrë që studentët të kenë një pasqyrë se si truri funksionon dhe përballet me këtë ndjenjë.

Në fund të diskutimit dhe bashkëbisedimit studentët parashtruan pyetje të ndryshme për temën, ndërsa shprehën opinionet dhe përvojat e tyre.

Share: