Në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar nga Kolegji AAB dhe shkolla e mesme elektroteknike “Gjin Gazulli” ka vazhduar mbajtja e praktikës me nxënësit për vitin e dytë me radhë. Ata kanë mbajtur punë praktike në laboratorët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, të ndihmuar nga Unioni Studentor.
“Hyrje në Java” ishte tema e parë e trajnimit që do mbahet për nxënësit nga stafi akademik dhe studentët e këtij fakulteti.
Dekani i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike Jusuf Qarkaxhija iu ka uruar mirëseardhje nxënësve duke e cilësuar praktikën si gjë fundamentale për çdo profesion që do zhvillojnë në të ardhmen.