Organizohen sërish trajnimet pa pagesë për Microsoft Office për studentët e Kolegjit AAB

8 Dhjetor 2023
Free Microsoft Office trainings for AAB College students are being organized again

Qendra e Karrierës dhe Fakulteti i Shkencave Kompjuterike edhe një herë ka organizuar trajnimet pa pagesë për Microsoft Office për studentët e Kolegjit AAB.

Këto trajnime zhvillohen në laboratorët e shumtë që ka Kolegji AAB, me një pako e cila përmban aplikacionet si: MS Word, MS Excel, MS Powerpoint dhe MS Access. Nga ky trajnim studentët do të zhvillojnë shkathtësitë e tyre në përdorimin e aplikacioneve dhe do shtojnë njohuritë që kanë.

Si trajnues janë angazhuar studentët e dalluar nga viti i tretë i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të Kolegjit AAB.

Share: