Organizohet trajnim 5 ditor në kuadër të projektit MORIN nga Erasmus+ me Kolegjin AAB si partner

5 Mars 2024
A 5-day training is organized within the MORIN project from Erasmus+ with AAB College as a partner

Është mbajtur një trajnim 5 ditor nga data 26 shkurt deri me 1 mars në kuadër të projektit Mobility Integration for Recognition (MORIN) financuar nga Erasmus+ i Bashkimit Evropian.

Trajnimi u realizua nga Universiteti i Shën Kliment Ohrit – Maqedoni të Veriut, partner në konsorciumin e projektit MORIN.

Kjo iniciativë mblodhi së bashku përfaqësues nga universitetet partnere, duke përfshirë ekipin e Kolegjit AAB të përbërë nga: Erëza Mehmeti dhe Aleksandar Takovski ligjërues në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, Ersan Hamdiun dhe Shkëlqim Miftarin ligjërues në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike.

Fokusi i këtij trajnimi ishte shkëmbimi i praktikave më të mira me theks në shkëmbimin e studentëve dhe procedurat e njohjes së shkëmbimeve.

Share: