#PAAF2019, u mbajt punëtoria e filmit “Si të arrihen kooproduksionet në film”

23 Maj 2019

Në vazhdën e aktiviteteve të organizuara në kuadër të festivalit “Prishtina Arts and Architecture Festival”, në seksionin e filmit sot u mbajt punëtoria “Si të arrihen kooproduksionet në film”, ku ligjëruan Tea Korolija dhe Igor Stoimenoff producentë kroatë.

Gjatë kësaj punëtorie u trajtuan të gjitha etapat e realizimit të një filmi, duke filluar shkrimi i skenari, roli i producentit në një film, realizimi i tij, e shumë pika të tjera të rëndësishme që studentët e Fakultetit të Arteve dhe ata të Produksionit i dëgjuan me vëmendje.

Tea Korolija mes tjerash tregoi eksperiencën e realizmit të filmit “BESA” në të cilin marrin pjesë një kastë e gjerë e aktorëve shqiptarë. Ajo gjithashtu tha se një producent duhet të ndjekë çdo hap të skriptës që një film të jetë mirë i realizuar.

“Ne kemi mësuar në këtë film se si producentët duhet të jenë të fokusuar dhe të ndjekin çdo hap të skriptës që është shkruar paraprakisht. Kjo të bën të koncentruar dhe të përgjegjshëm për të vazhduar tutje”, tha ajo.  

Ndërsa, producenti tjetër i filmit “BESA”, Igor Stoimenoff ndër tjerash foli për realizimin e filmit në territorin e Kosovës, për të cilin tha se është mahnitur kur ka parë se çfarë peizazhi ka natyra e Kosovës. Ai gjithashtu tha se mënyra diversiteti fetar dhe toleranca se si jetohet në Kosovë është madhështore.

Në fund të punëtorisë me studentë, producentët Korolija dhe Stoimenoff falënderuan edhe aktorët shqiptarë që ishin pjesë e filmit të tyre, duke shtuar se Kosova ka të rinj që kanë potencial të padiskutueshëm.

Share: