Gjatë panelit të tretë të konferencës studentore shkencore që është organizuar nga Fakulteti i Komunikimit Masiv dhe Fakultetit të Administratës Publike, studentët e nivelit master kanë zgjedhur tema të cilat ndërlidhen ngushtë me mediat, shoqërinë, politikën dhe komunikimin.
Studentët prezantuan punimet që kishin realizuar, bashkë me pyetjet kërkimore dhe përfundimet e tyre.
Ky panel u moderua nga dekani i Fakultetit të Administratës Publike, Petrit Bushi.