Kryetari i Këshillit Drejtues të Kolegjit AAB, Ilir Tafa, sot ka pritur në takim deputeten e Parlamentit të Kroacisë, z. Ermina Lekaj.
Deputetes Lekaj, kryetari Tafa i ka shprehur mirënjohje për prezencën e saj, si e vetmja deputete shqiptare në Parlamentin e Kroacisë.
Gjatë këtij takimi, palët biseduan më konkretisht për thellimin e bashkëpunimit në mes dy vendeve në sektorin e arsimit, kulturës etj.
Nga ana tjetër, deputetja Ermina Lekaj, u shpreh se Kroacia do të vazhdojë përkrahjen ndaj Kosovës.