Studentët e Programit për Karrierë dhe Punësim, kanë mbajtur një takim në Kolegjin AAB me punëdhënësin e tyre gjerman nga Qendra Psikiatrike, ZfP Emmendingen. Jeton Himaj, përfaqësuesi i kësaj qendre, ka zhvilluar takim me studentët që tanimë janë punësuar, dhe ata që synojnë punësimin në mënyrë që të jenë të informuar në detaje se ku do punojnë, dhe avancimin e mëtutjeshëm profesional.
Në kuadër të takimit studentët gjithashtu janë pyetur për njohuritë në gjuhën gjermane, dhe procedurat tjera që nevojiten për të qenë pjesë e kësaj klinike.
Ky është vetëm një nga takimet e shumta që vazhdimisht mbahen në Kolegjin AAB, me partnerët gjermanë për aftësimin e mëtutjeshëm të studentëve nga Programi për Karrierë dhe Punësim.