Akreditimi është një procedurë formale dhe transparente e kontrollimit të cilësisë, gjatë së cilës një organ i pavarur vërteton në bazë të standardeve të definuar, ndërkombëtarisht të njohura, nëse institucionet e arsimit te larte përkatësisht programet e studimeve i përmbushin kërkesat minimale të cilësisë.
Kolegji AAB është institucion bartës i arsimit të lartë, i cili është i akredituar nga Agjencia Kosovare për Akreditim (AKA) dhe liçensuar nga MASHT, për ofrimin e programeve të studimit të nivelit Bachelor (Niveli gjashtë, cikli i parë sipas procesit të Bolonjës dhe Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve të Kosovës), dhe të nivelit Master (Niveli shtatë, cikli i dytë sipas procesit të Bolonjës dhe Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve të Kosovës) pasi ka përmbushur kushtet apo standardet për akreditim. Për më shumë informata ju lutem vizitoni faqen e internetit të AKA.
Kolegji AAB ka të akredituara tre (3) degë për të organizuar studimet e nivelit Bachelor dhe/apo Master, dhe këto janë: Kolegji AAB me degë në Prishtinë (Fushë Kosovë), Kolegji AAB me degë në Ferizaj, dhe Kolegji AAB me degë në Gjakovë.
Fakulteti i Shkencave Kompjuterike
Fakulteti i Komunikimit Masiv
Fakulteti Juridik
Fakulteti i Administratës Publike
Fakulteti i Kulturës Fizike dhe Sportit
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja
Fakulteti i Shkencave Sociale
Fakulteti i Psikologjisë
Fakulteti i Infermierisë:
Fakulteti i Stomatologjisë:
Fakulteti i Radiologjisë:
Fakulteti i Arkitekturës:
Fakulteti i Arteve: