Zyra për sigurimin e Cilësisë

Stafi i zyrës

Menaxher: Furtuna Mehmeti, PhD cand.

Organizimi i zyrës

Zyra për Sigurimin e Cilësisë në Kolegjin AAB, ka për qëllim që të siguroj dhe të përmirësoj cilësinë e vazhdueshme të të gjitha veprimtarive të AAB-së, si dhe të nxit promovimin e një kulture të cilësisë në mesin e të gjithë akterëve të institucionit. Parimet mbi të cilat mbështetet sigurimi i cilësisë janë:

 

  • sigurimi i cilësisë perfshinë të gjitha palët e interesit, brenda dhe jashtë institucionit;
  • sigurimi dhe avancimi i cilësisë është pjesë e strategjisë zhvillimore;
  • funksionet e sigurimit të cilësisë janë plotësisht të integruara në planifikimin strategjik dhe atë politik-bërës;
  • proceset e sigurimit të cilësisë janë publike dhe transparente;
  • sigurimi i cilësisë është i dizajnuar për të rritur besimin institucional dhe publik në kolegjin AAB;
  • kultura e cilësisë shtrihet dhe inkurajohet në të gjitha fushat e veprimit dhe në të gjitha degët ku institucioni vepron;

Roli dhe detyrat e Zyrës për Sigurim të Cilësisë:

  • është përgjegjëse për zbatimin e të gjitha proceseve të lidhura me sigurimin e jashtëm dhe të brendshëm të cilësisë;
  • zbaton Strategjinë e Sigurimit të Cilësisë së institucionit;
  • zbaton politikat dhe proceset e sigurimit të cilësisë në përputhje me Strategjinë e Sigurimit të Cilësisë;
  • kryen vlerësime të rregullta dhe periodike brenda njësive dhe niveleve të ndryshme të institucionit;
  • siguron që kërkesat e jashtme për sigurim të cilësisë të zbatohen në të gjitha nivelet dhe njësitë e institucionit;
  • siguron që të gjithë akterët e institucionit, përfshirë stafin akademik, stafin administrativ, studentët dhe palët e jashtme relevante të jenë pjesë përbërëse e proceseve të sigurimit të cilësisë;
  • siguron që proceset e sigurimit të cilësisë të jenë pjesë përbërëse e aktiviteteve të rregullta të institucionit dhe të kenë për qëllim përmirësimin e procesit mësimor brenda institucionit;
  • siguron që institucioni të ketë në dispozicion mekanizma dhe instrumente të nevojshme, dhe se çdo proces i zyrës të kryhet në bazë të të dhënave, informatave dhe statistikave të sakta të institucionit;
  • siguron që të avancohet menaxhimi i informatave i cili sjell vendim-marrje efektive dhe të informuar brenda institucionit;
  • siguron që politikat e digjitalizimit të procesit mësimor brenda institucionit të avancohen dhe këto politika t’i hyjnë në shërbim ngritjes së cilësisë së procesit mësimor;
  • siguron që Standardet dhe Udhëzuesit Evropian për Sigurimin e Cilësisë (ESG) dhe të gjitha dokumentet tjera, të aplikueshme në Zonën Evropiane të Sigurimit të Cilësisë (EHEA) të gjejnë zbatim të gjerë brenda institucionit;
  • në bashkëpunim me të gjithë akterët relevant angazhohet për krijimin dhe zhvillimin e kulturës së cilësisë brenda institucionit.

Koordinatori për sigurim të cilësisë në nivel të fushës studimore

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore të koordinatorit të fushave studimore:

  • Është përgjegjës për organizimin e punëve për implementimin e Strategjisë së Sigurimit të Cilësisë
  • Mbledh rregullisht të dhëna përmes instrumenteve të ndryshme, si përmes pyetësorëve apo mjeteve të tjera të vlerësimit;
  • Bën rregullisht përpunimin statistikor të të dhënave dhe bën paraqitjen tabelare e grafike të raporteve të analizuara;
  • Bën grumbullimin, renditjen dhe analizimin e materialeve të nevojshme nga secili departament gjatë procesit të vlerësimit të jashtëm;
  • Ndihmon në organizimin e proceseve të vlerësimit të jashtëm, përfshirë koordinimin e raporteve të vetëvlerësimit, organizimin e vizitave të vlerësimit të jashtëm nga ekspertët ndërkombëtarë, analizimin dhe krahasimin e raporteve të jashtme të vlerësimit nga ekspertët ndërkombëtarë, etj.
  • Harton dhe koordinon procese që sigurojnë informimin e saktë të akterëve relevant në lidhje me procesin e vlerësimit të brendshëm, akreditimit dhe statusin e programeve të akredituara brenda institucionit;

Kultura e Cilësisë

Sigurimi i cilësisë në AAB nuk është proces formal i cili fillon dhe përfundon me procesin e akreditimit të kryer nga AKA, mirëpo është një proces normal i cili bën pjesë në planifikimin dhe menaxhimin ditor të institucionit. Përgjatë viteve të fundit, përpjekje të mëdha janë bërë që të krijohet një vijë koherente e bashkëpunimit të mirëfilltë në mes të rektoratit, dekanateve, stafit akademik, studentëve, administratës si dhe palëve të tjera të jashtme relevante. Ky bashkëpunim synon vetëdijesimin e komunitetit akademik lidhur me përgjegjësinë që secili ka në drejtim të përmirësimit të vazhdueshëm të cilësisë së programeve të studimit mirëpo edhe të mundësisë që secili ka për të raportuar mangësitë të cilat identifikohen gjatë ofrimit të programeve të studimit.

Koordinatorët për cilësi në nivel të fakulteteve janë:

Fakulteti i Gjuhëve të huaja dhe Fakulteti i Psikologjisë:
Aida Thaqi, [email protected]

Fakulteti i Kulturës Fizike dhe Sportit dhe Fakulteti i Shkencave Sociale:
Besim Gashi, [email protected]

Fakulteti i Shkencave Shëndetësore dhe Fakulteti i Stomatologjisë:
Edona Shala, [email protected]

Fakulteti Ekonomik dhe Fakulteti i Komunikimit Masiv:
Eriona Ajvazi, [email protected]

Fakulteti Juridik dhe Fakulteti i Administratës Publike:
Ganimete Ismajli, [email protected]

Fakulteti i Shkencave Kompjuterike:
Samir Jakupi, [email protected]