Kolegji AAB po bën përgatitjet finale për konferencën ndërkombëtare mbi linguistikën, leterësinë dhe didaktikën, konferencë kjo në të cilën do të marrin pjesë rreth 100 studiues nga vende të ndryshme.
Në një ambient akademik, këto fusha janë në përputhje të plotë me njëra-tjetrën. Si të tilla, në këtë konferencë do të promovohen studimet e gjuhës angleze në përvetësimin e saj në një kontekst jo vendor, marrëdhënien e gjuhëve, veçanërisht atë të gjuhës shqipe.
Përveç kësaj, të nxënit dhe mësimdhënia e gjuhës angleze, letërsisë dhe kulturës mbulon edhe pjesën e didaktikës në sigurimin e udhëheqjes praktike drejt koncepteve teorike duke marrë parasysh lidhjen e fuqishme mes edukimit dhe përsosmërisë shkencore të marrë nga universitetet dhe implementimin e asaj diturie nëpër shkolla.
Konferenca Shkencore Ndërkombëtare për Linguistikë, Letërsi dhe Didaktikë – ICLLD 2018, organizohet për herë të tretë nga Kolegji AAB, ndërsa kësaj radhe ajo do të realizohet në partneritet me Universitetin e Tiranës, Universitetin “Shën Klementi i Ohrit” nga Maqedonia, Universitetin “Fan S.Noli” nga Korça dhe Kolegjin Universitar Bedër.
Konferenca ICLLD 2018, e cila është e vetmja në Kosovë që trajton problematikat e linguistikës, letërsisë e didaktikës, do të zhvillojë punimet më 8 shtator në Kolegjin AAB.
Për më shumë detaje rreth kësaj konferencës, kliko linkun më poshtë:
http://konferencat.aab-edu.net/iclld2018/en/