Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë z. Skënder Gjinushi vizitoi Kolegjin AAB

6 Tetor 2023
Representatives of the Academy of Sciences of Albania visit the AAB College

Rektori i Kolegjit AAB Lulzim Tafa, bashkë me stafin e tij e ka mirëpritur në një vizitë kryetarin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë Skënder Gjinushin, nënkryetarin Vasil Tole, akademikun Anastas Angjeli dhe bashkëpunëtorë të tjerë të Akademisë.

Rektori Tafa njoftoi mysafirët për themelimin dhe zhvillimin e Kolegjit AAB ndër vite, me të arriturat e mëdha si institucioni më i madh jopublik në vend.

Takimi pati në fokus edhe thellimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve në aspektin e kërkimit shkencor, si dhe krijimin e një qendre ballkanike për hulumtim.

Share: