Prorektorja për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Kolegjin AAB Venera Llunji e shoqëruar nga dekani i Fakultetit të Administratës Publike Vrullim Buja, koordinatorja Albulena Brestovci, profesorët Xhemzaie Ibraimi dhe Bashkim Rrrahmani kanë zhvilluar takim me personelin akademik të Universitetit të Sarajevës.
Në këtë takim morën pjesë dekani i Fakultetit të Administratës Publike nga Universiteti i Sarajevës Emir Tahiroviq, eksperti për zhvillimin e projekteve në kuadër të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal Admir Vraniq dhe profesori Desiq.
Takimi u organizua përmes platformës Zoom ku u diskutua për bashkëpunimin, sfidat dhe projektet në Ballkanin Perëndimor mes fakulteteve të Administratës Publike. Qëllimi i këtij takimi ishte që të planifikohet zhvillimi i një projekti të përbashkët në kuadër të këtyre fakulteteve brenda projekteve ndërkombëtare të Bashkimit Evropian.
Takimi i radhës do mbahet gjatë javës së parë të dhjetorit ku do të nisin hapat e parë të përshkrimit të projektit të caktuar nga të gjitha palët pjesëmarrëse.