Përfaqësuesi nga Qendra për Aftësim Profesional në Dortmund të Gjermanisë, z. Klaus Dieter Werthmann, dhe përgjegjësi për arsim dhe aftësim në Odën Ekonomike të Kosovës, z. Besim Mustafa, ishin në një vizitë pune në AAB.
Mysafirët u takuan edhe me anëtarë të Rektoratit dhe Bordit të AAB-së. Gjatë takimit me përfaqësues të Kolegjit u diskutua mundësia e bashkëpunimit ndërmjet Qendrës për Aftësim Profesional nga Dortmundi me Qendrën e Kompetencës Gjermane në kuadër të AAB-së. Palët u dakorduan që të vazhdojnë bashkëpunimin gjatë muajve në vijim, duke identifikuar profilet dhe fushat e bashkëpunimit.
Mysafirët po ashtu vizituan objektet e AAB dhe të QGjK dhe pajisjet për kurse të ndryshme të aftësimit profesional, që do të fillojnë të zbatohen prej tetorit të vitit 2016 në AAB.