Prorektorja për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Bashkëpunim Venera Llunji, dekani i Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit Fatmir Pireva, dekani i Fakultetit të Administratës Publike Vrullim Buja dhe profesori Donat Rexha kanë zhvilluar takim pune, me udhëheqësin e Divizionit të Projekteve në Qendrën për Bashkëpunim Ndërkombëtar të Universitetit Masaryk të Çekisë. Takim me Adam Hykl dhe me udhëheqësin e Zyrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar Maerin Vašek i takonte një rëndësie të veçantë pasi ngërthente tema rreth bashkëpunimit mes dy institucioneve, por edhe shënimin e sukseseve të përbashkëta në realizimin e projektit të Erasmus+, ku stafi akademik kanë pasur mundësinë të zhvillojnë takime dhe studentët të vazhdojnë studimet e tyre. Si rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm është dërguar njoftimi i vazhdimit të projektit përmes Erasmus+, mes Kolegjit AAB dhe Universitetit Masaryk.
Kjo nënkupton që Kolegji AAB sërish mund të dërgojë për shkëmbim stafin dhe studentët në këtë institucion.