Përfaqësuesi i Zyrës së BE-së në Kosovë mban ligjëratë në Kolegjin AAB

22 Prill 2025

Studentët e Fakultetit të Administratës Publike, morën pjesë në ligjëratën me të ftuar Jarmo Feliks Helppikangas, Shef i Sundimit të Ligjit dhe të Drejtave të Njeriut në Zyrën e Përfaqësuesit Special të BE-së në Kosovë.

Kjo ligjëratë u fokusua në sundimin e ligjit në Kosovë, por edhe tema të tjera të cilat kryesisht ndërlidheshin me sistemin e drejtësisë në tërësi.

z. Jarmo Feliks Helppikangas, ndau përvojën e tij të gjatë me studentët e pranishëm, ndërsa foli edhe për progresin që Kosova ka shënuar në fushën e drejtësisë, bashkë me kriteret e përcaktuara që duhet përmbushur për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian.

Studentët i parashtruan pyetje të ftuarit, ndërsa morën pjesë në mënyrë aktive në ligjëratë, duke u interesuar edhe për kontributin që rinia kosovare mund të ofrojë në progresin e Kosovës në aspektin e drejtësisë dhe integrimit në BE.

Share: