Përfaqësuesit e AAB-së takuan zyrtarë të lartë të BE-së në Kosovë

3 Prill 2017

Me ndërmjetësimin e shefit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu,  dhe të deputetes së Kuvendit të Kosovës,  Duda Balje,  një delegacion nga Kolegji AAB,  si  këshilltari i Këshillit Drejtues të Kolegjit AAB,  Xhavit Rexhaj, prof. Shemsedin Vehapi dhe znj. Azra Dešić,  u takuan me zyrtarë të lartë të zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, si me zëvendësdrejtorin për Sektorin e Bashkëpunimit, Libor Chlad,  zyrtarin e lartë të Sektori të Politikës,  Stefani Gnocchi, menaxherin e Programit për arsim,  Stergios Tragoudas, zyrtarë për Komunitete si  Diyana Renda dhe Samir Selimi, dhe Majlinda Statovci,  në krye të projektit për profesione ligjore pa pagesë.

Gjatë këtij takimi palët biseduan rreth zbatimit të programeve në gjuhët e komuniteteve pakicë në Kolegjin AAB dhe  prezantuan misionet dhe aktivitetet kryesore, të cilat janë të dizajnuar në përkrahje të arsimit të lartë për komunitetet pakicë në Kosovë.

Z. Libor Chlad dhe zyrtarët e zyrës së BE-së informuan bashkëbiseduesit se në fazën në vijim arsimi do të jetë një ndër prioritetet e kësaj zyreje për shkak të rezultateve të dobëta të Kosovës në testin PISA. Po ashtu mikëpritësit bën një paraqitje të programeve të BE-së, Zyra në Kosovë, në fushën e arsimit dhe të komuniteteve, përfshirë programin ERASMUS, programin e bursave Young Cell, programet e financuara nga IPA, si projektin ALLED per punësim, programin e përkrahjes së profesioneve juriudike, etj.. të tjera. Në këtë kontekst, udhëheqësi i programeve arsimore Tragoudas premtoi përfshirje më të mirë dhe të barabartë të studentëve nga institucionet private në programet evropiane, si për shembull në ato të mobilitetit dhe të bursave.

Ndërsa, deputetja Duda Balje,  gjatë takimin falënderoi përfaqësuesit e Zyrës së BE-së dhe të AAB-së për përpjekjet e deritanishme për përkrahjen e komuniteteve në Kosovë dhe kërkoi përkrahje të mëtejme për të mundësuar arsimim cilësor të lartë për pjesëtarët e komuniteteve pakicë në Kosovë. Ajo e vlerësoi arsimin si një nga rrugët më të mira për rritjen e punësueshmërisë dhe për integrimin e suksesshëm të komuniteteve në Kosovë.

Nga ana e AAB-së prof. Vehapi,  informoi mikpritësit për masat e AAB-së për avancimin e gjendjes së arsimimit të lartë të komuniteteve duke treguar për programin e Fakultetit Juridik në gjuhën boshnjake, serbe dhe malazeze, për numrin e lartë të pjesëtarëve të komuniteteve që mësojnë të integruar në gjuhën shqipe, si dhe për lehtësirat financiare e materiale (rreth 68.000 Euroeuronë tri vite) që u bëhen këtyre studentëve nga AAB. Pala e AAB-së u zotua se do të vazhdojë me programe të tjera në gjuhët e komuniteteve dhe ofroi bashkëpunim për realizimin e këtyre programeve me qëllim të rritjes së qarkullimit dhe shkëmbimeve akademike në rajon.

Gjatë takimit u diskutuan edhe çështje të tjera, si organizimi i studimeve për pjesëtarë të komuniteteve të tjera në fushën e gazetarisë, organizimin e shkollave verore dhe mobiliteteve për studentët, pengesat e ndryshme që paraqiten para programeve të mobilitetit (si për shembull vizat) e të tjera.

Delegacioni i AAB-së,  i ftoi mysafirët për një vizitë në AAB,  në një kohë të përshtatshme për të dyja palët, e cila u pranua me dëshirë nga mikpritësit. 

Share: