Përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane vizituan Fakultetin e Anglishtes të Kolegjit AAB

2 Qershor 2015

Dekanja e Fakultetit të Anglishtes, Venera Llunji priti në një takim përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane, të cilët merren me fushën e arsimit, z. George Chinnery, z. Kanishka Gangopadhyay dhe znj. Remzije Potoku.

Gjatë takimit u bisedua për vazhdimin e projektit të filluar nga viti i kaluar, ku në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane ishte angazhuar prof. dr. Ann Snow,  eksperte në fushën e Gjuhës Angleze për të bërë një vështrim studimor dhe vlerësim të Fakultetit të Anglishtes,  me qëllim të ofrimit të përkrahjes në procesin e trajnimit të mësimdhënësve në këtë fakultet. Trajnimet e planifikuara do të fillojnë të mbahen më 9 qershor deri me 12 qershor 2015 dhe të gjithë  mësimdhënësit në Fakultetin e Anglishtes janë të obliguar të marrin pjesë.  Ambasada amerikane ka dhuruar 25 libra për profesorët të cilët do të jenë pjesë e këtij trajnimi. Trajnimi do të mbahet në formë të seminareve të punës (workshop).

Përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane vizituan edhe bibliotekën e fakultetit për të parë nëse i plotëson biblioteka nevojat e studentëve dhe mësimdhënësve për një proces të mbarë pune. Të dy palët u pajtuan që Ambasada mund të ofrojë përkrahje të herë pas hershme me revista të ndryshme të cilat mbulojnë fushën e arsimit dhe mësimdhënien në gjuhën angleze.

Çështja tjetër që u bisedua ishte edhe mundësia dhe përkrahja që duhet ta kenë mësimdhënësit në procesin e zhvillimit të tyre akademik dhe profesional kur merret parasysh që përgatitja e një mësimdhënësi reflekton edhe në përgatitjen e studentit.

Të dy palët u pajtuan që bashkëpunimi ndërmjet Kolegjit AAB, respektivisht ndërmjet Fakultetit të Anglishtes dhe Ambasadës Amerikane të vazhdojë me një qasje dhe frymë pozitive dhe për të mirën e studentëve dhe mësimdhënësve.

Share: