Përfaqësuesit e Dhomave të Specializuara të Kosovës zhvillojnë bashkëbisedim me studentët e AAB-së

10 Prill 2025

Për herën e dytë me radhë përfaqësuesit e Dhomave të Specializuara të Kosovës kanë zhvilluar ligjëratë dhe bashkëbisedim për studentët e Fakultetit Juridik në Kolegjin AAB.

Të ftuar në këtë ngjarje ishin: Asistentja në Zyrën për Informim nga Dhomat e Specializuara të Kosovës Ana Profozic, Avokati i Popullit Paul Landers dhe Blendë Pira nga Youth Initiative Human Rights (YIHRKS).

Prorektorja e Kolegjit AAB Venera Llunji, falënderoi të ftuarit ndërsa tha se është privilegj që studentët të bashkëbisedojnë me ta, duke shtuar se Kolegji AAB është i përkushtuar për drejtësinë dhe sundimin e ligjit përveç për ekselencë akademike.

Si tema diskutimi në këtë ligjëratë ishin: Procedurat ligjore në Dhomat e Specializuara të Kosovës, strukturat, viktimat dhe rastet që zhvillohen pranë kësaj gjykate, mandati, të drejat e të dyshuarve dhe të akuzuarve, etj.

Studentët shfrytëzuan mundësinë për t’iu parashtruar pyetje të ftuarve, si dhe diskutime në lidhje me proceset aktuale të gjykimeve ndaj ish liderëve politikë në Kosovë.

Share: