Prorektorja për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Bashkëpunim Venera Llunji, bashkë me drejtoreshën e LINGUA-s Blerina Osmani, kanë mirëpritur në takim përfaqësuesit e klinikës “Medbo – Medizinische Einrightungen des Bezirks Oberpfalz-KU”.
Takimi u mbajt për të biseduar rreth bashkëpunimit mes tri palëve pjesëmarrëse dhe në interes të studentëve të Kolegjit AAB, në avancimin e tyre profesional dhe akademik.
Përfaqësuesit e kësaj klinike do mbajnë një tryezë pune me studentët dhe me përfaqësues të Unionit Studentor në Kolegjin AAB.