Profesori i Kolegjit AAB Shemsedin Vehapi dhe Drejtoresha e Programit për Karrierë dhe Punësim Lingua Blerina Osmani kanë vizituar tri klinikat gjermane që tashmë janë partnerë të institucionit tonë, ku janë punësuar një numër i madh i studentëve në rolin e infermierëve.
Vizitat u zhvilluan në Krankenhaus Rummelsberg, Sana Herzchirurgie dhe Zentrum für Psychiatrie Emmendingen. Qëllimi i këtyre vizitave ishte për të parë nga afër se si zhvillohet puna nga stafi dhe progresin e madh që kanë shënuar infermierët e rinj të cilët ishin studentë të Kolegjit AAB.
Gjithashtu u realizuan takime me udhëheqësit e secilës nga klinikat ku u diskutua për thellim të bashkëpunimit dhe përgatitje të kandidatëve për një karrierë të suksesshme në Gjermani.