Përfaqësuesit e lartë të Universitetit të Luksemburgut me vizitë zyrtare në Kolegjin AAB

7 Mars 2023
High representatives of the University of Luxembourg with an official visit to the AAB College

Disa nga përfaqësuesit e lartë të Universitetit të Luksemburgut kanë zhvilluar një vizitë zyrtare në Kolegjin AAB. Dr. Carlo Duprel dhe Prof. Dr. Marcus Volp, që janë udhëheqës të SNT – grupit hulumtues të Universitetit të Luksemburgut, janë takuar me rektorin e Kolegjit AAB, Bujar Demjaha, prorektoren Venera Llunji dhe dekanin e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, Jusuf Qarkaxhija.

Përfaqësuesit nga Universiteti i Luksemburgut shprehën dëshirën dhe përkushtimin për të bashkëpunuar me Kolegjin AAB, në fushën e teknologjisë dhe hulumtimeve. Ata thanë se synojnë ofrimin e mundësive të shumta për studentët si studimet doktorale. Paraprakisht ata takuan studentët e Kolegjit AAB për t’u prezantuar inovacionet në fushën e teknologjisë, përmes programeve të ndryshme softuerike.

Të dy institucionet u pajtuan që bashkëpunimi të jetë i frytshëm përmes aktiviteteve si: ligjërata, trajnime, tryeza e konferenca.

Share: