Përfaqësuesja nga kompania Oriflame njofton studentët rreth “Bussiness Opportunity” dhe “Digital Entrepreneurship”

25 Maj 2023
The representative from the Oriflame company informs the students about "Business Opportunity" and "Digital Entrepreneurship"

Menaxherja e shitjes së Oriflame për Kosovë Filloreta Brahimi ka realizuar një prezantim në lidhje me “Business Opportunity” dhe “Digital Entrepreneurship” për studentët e Kolegjit AAB. Ajo njoftoj studentët për këtë mundësi e cila do jetë një nga mënyra për zhvillimin e tyre të mëtutjeshëm profesional. Kompania Oriflame ju ofron studentëve mundësinë të fillojnë karrieren e tyre dhe te krijojnë një përvojë pune paralelisht me rrugëtimin e tyre te studimeve, duke krijuar kështu një mundësi të favorshme sidomos për studentet e fushës së ekonomisë që të kyçen në tregun e punës dhe paralelisht me studimet ta praktikojnë aktivitetin ekonomik.

Përveç kësaj ata do gjenerojnë të ardhura financiare ndërkohë që mësojnë më shumë për digital entrepreneurship, digital sales, e-commerce.

Share: