Përfundoi me sukses trajnimi “Development of Cyber Security Applications”

21 Dhjetor 2019

Studentë nga institucione të ndryshme universitare në Kosovë, ndoqën trajnimin njëmujor “Development of Cyber Security Applications” të organizuar nga Fakulteti i Shkencave Kompjuterike i Kolegjit AAB, të cilin e udhëhoqi mësimdhënësi, Edon Bublaku.

Vijuesit e këtij trajnimi, u aftësuan për zhvillimin e aplikacioneve dhe veglave të cilat mundësojnë identifikimin e sulmeve të ndryshme nga malware në sistem operativ përmes shfrytëzimit të gjuhëve të ndryshme programuese dhe skriptuese, të cilat neve na ofrojnë siguri dhe performancë sa me të lartë.

Përveç pjesës së identifikimit të kodeve me qëllim keqdashës si: Viruset, Trojanet, Spyware, Ransomware, Rootkits dhe shumë të tjera, në këtë trajnim u shfrytëzuan vegla dhe aplikacionet të ndryshme me qëllim të krijimit të mekanzimave mbrojtës të përdoruesit në sistem operativ.

Disa nga gjuhët programuese dhe skriptuese që ishin pjesë e planit mësimor në këtë trajnim dhe me qëllim të procesit të zhvillimit të veglave dhe aplikacioneve ishin: C, C++, C#, Python, AutoIT etj.

Studentët të cilët performuan më së miri u nderuan me mirënjohje nga Kolegji AAB.

Share: