Studentët e programit “Knowledge Lab” do të marrin certifikim ndërkombëtar nga EIT pas përfundimit të trajnimit

9 Dhjetor 2025

Është mbajtur sesioni i dhjetë i modulit të katërt të programit Knowledge Lab, në kuadër të projektit CreaTech, që njëkohësisht shënon edhe përfundimin e këtij programi. Sesioni u realizua nga profesori Agron Mustafa, i cili zhvilloi një trajnim pesë-orësh me studentët e Kolegjit AAB.

Gjatë trajnimit u trajtuan tema kyçe për zhvillimin e një plani biznesi efektiv, duke përfshirë:

Moduli do të përmbyllet edhe me dy sesione online të udhëhequra nga profesoresha Kosovare Ukshini. Pas finalizimit të këtyre sesioneve, do të nisë faza e mentorimit, një mundësi e çmuar për studentët që kanë zhvilluar projekte të dalluara dhe me potencial të lartë inovativ.

Mentorimi do t’u ofrohet pjesëmarrësve të përzgjedhur që kanë demonstruar kreativitet dhe potencial të jashtëzakonshëm gjatë punës së tyre praktike në modul.

Për studentët që kanë ndjekur rregullisht të gjitha trajnimet e programit Knowledge Lab, përveç certifikatave nga konsorciumi, do të sigurohen edhe certifikata ndërkombëtare nga EIT – European Institute of Innovation and Technology. Ky certifikim përfaqëson një vlerësim të rëndësishëm profesional dhe një mundësi të shtuar për zhvillimin e karrierës së tyre.

Projekti CreaTech financohet nga Instituti Evropian për Teknologji dhe Inovacion (EIT), në kuadër të skemës Horizon Europe të Komisionit Evropian.

Share: