Aktiviteti fizik luan një rol të rëndësishëm në jetën e secilit, prandaj Fakulteti i Kulturës Fizike dhe Sportit në AAB ka për qëllim aftësimin e kuadrove si trajnerë dhe metodistë të kulturës fizike të cilët do të plotësojnë nevojat e larta sportive në të gjitha nivelet.
Ky fakultet synim kryesor e ka që studentët të jenë në gjendje që në menyrë vetanake të udhëheqin, të përpilojnë dhe realizojnë procesin e të mësuarit dhe atë stërvitor në të gjitha shkollat, përfshirë edhe shkollat sportive.
Më poshtë mund të gjeni disa prej sukseseve që e kanë karakterizuar këtë fakultet vitin e kaluar:
1. Akreditimi i programit Fitnes dhe Nutricion në nivelin Master për herë të parë në Kosovë
2. Konferenca e Shkencave Sportive në partneritet me 16 institucione vendore dhe ndërkombëtare
3. Webinar Ndërkombëtar Diplomacia Sportive në promovimin e shtetit të Kosovës
4. 13 studentë ndoqën trajnimet dhe u certifikuan për PLAYDAGOGY nga play4international
5. Nënshkrimi i marrëveshjeve me Komitetin Olimpik të Kosovës, Qendrën e Mjekësisë Sportive, Federatën e Body-Building & Fitness të Kosovës, Federatën e Badmintonit te Kosovës, Step Sport Center