Përmbyllen suksesshëm trajnimet për staf akademik, koordinatorët të kënaqur me mbarëvajtjen dhe numrin e të interesuarve

22 Korrik 2022

Sot janë mbajtur trajnimet e fundit për zhvillimin profesional të stafit akademik, ku u trajtuan tema dhe alternativa kyçe që e bëjnë më të lehtë punën, por edhe rezultatin më pas.

Trajnimet u mbajtën në Kolegjin AAB në kuadër të ‘’Programit Veror 2022’’ të QAPI, derisa u pa numër i madh i të interesuarve për të ndjekur këto trajnime në avancimin profesional të tyre.

Disa prej temave të trajtuar përgjatë këtyre trajnimeve ishin:  ‘’Vlerësimi i studentëve bazuar në kompetenca dhe në ndërtimin e notës’’, ‘’Komunikimi dhe ndërlidhja e hulumtimeve me politikat publike’’, “Metodologjia e arsimit të lartë nga perspektiva e parimeve të mësuarit të të rriturve”, “Kultura dhe udhëheqja organizative” etj. Ndërsa, stafi ligjërues i trajnimeve përbëhej nga profesorë që me përkushtim shpalosën metodologjinë e zhvillimit profesional për staf akademik.

Kolegji AAB, vazhdimisht ka qenë nikoqir i trajnimeve që për bazë kanë zhvillimin dhe profesionalizmin e stafit akademik, duke e bërë kështu të jetë një ndër institucionet më të besueshme dhe më moderne të arsimit të lartë në Kosovë.

Share: