Kolegji AAB ka qenë i përfshirë në projektin EDUGRUA, i cili është realizuar në bashkëpunim me Ambasadën Suedeze dhe Universitetin Lund që mbështetën projektin në fjalë e i cili u realizua nga znj.Lirie Hoti si udhëheqëse e projektit në Kosovë.
Qysh në fillim të përpilimit të projektit është parë se projekti do të jetë interesant por edhe i rëndësishëm për të gjitha palët e përfshira në të. I financuar nga Instituti Suedez dhe Univeristeti Lund, projekti synonte të futej në shoqërinë dhe familjen në Kosovë por edhe në Shqipëri dhe të prekte temën më të dhembshme, atë të dhunës në familje. Qëllimi perfundimtar i projektit ishte risocializimi i një grupi të targetuar të pjesëmarrëseve në të.
EDUGRUA ngërthen në vete një domethënie të veçantë në gjuhën shqipe: ta arsimosh një grua, një vajzë dhe t’ia krijosh mundësitë që ajo ta jape kontributin e saj në shoqëri, e që do të thotë shumë. Përmbylljes së projektit i kontribuan në takim me fjalët e tyre mjaft domethënëse edhe prorektorja për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Bashkëpunim, Venera Llunji, mysafiret e çmuara: Znj. Malin Pahlmblad nga universiteti Lund, zyrtarja politike Katja Hollboll nga Ambasada e Suedisë, znj Nazlie Bala, keshilltare e Ministres së Drejtësisë, deputetja Floreta Zejnullahu, dekani Veton Vula dhe po ashtu drejtoresha e “Vivienne Academy” Lirika Tafa e cila edhe ndau një çmim për përgatitje profesionale të njërës nga pjesëmarreset e projektit.
Të gjithë folësit në përmbyllje treguan se ky projekt do të jetë një ndihmë sado e vogël edhe për politikëbërësit në Kosovë në nivele të ndryshme qeverisëse.