Përfundimi me sukses i Semestrit të Parë të Studimeve Master në Kolegjin AAB, Në lëndën Ligjet dhe Rregulloret Evropiane të Biznesit I

14 Shkurt 2023
The semester of master's studies at AAB College is successfully completed

Financuar Nga Bashkimi Evropian

Lënda “Ligjet dhe rregulloret evropiane të të bërit biznes: Konkurrenca në Evropë”, që u realizua në kuadër të studimeve master në Fakultetin Ekonomik dhe Juridik të Kolegjit AAB, si pjesë e programit Erasmus+ u ka ofruar studentëve njohuri specifike në lidhje me legjislacionin e BE’së për të bërit biznes brenda këtij unioni, duke shënuar kështu një përfundim të suksesshëm të semestrit.

Disa nga aspektet e prezantuara para studentëve kishin të bëjnë me aspektet kryesore juridike dhe ekonomike të MSA-së, mbrojtja e konsumatorit, mundësitë e themelimit të bizneseve në tregun evropian, GDPR, mbrojtja e punëtorëve, mbrojtja e markave tregtare, politikat e mbrojtjes së ambientit, politikat e konkurrencës dhe funksionimi i tregut të brendshëm në BE.

Programi do vazhdoj edhe për semestrat e ardhshëm dhe do zbatohet nga profesorët e Kolegjit AAB: Donat Rexha, Pranvera Dalloshi, Mentor Borovci dhe Bashkim Rrahmani.

Share: