MSc.

Agnesa Dervishaj

Assistent

Ligjëruese në Fakultetin e Shkencave të Shëndetit, Programi i Infermierisë
📧 [email protected]

Agnesa Dervishaj ka lindur më 02.03.1995 në Istog, ku ka përfunduar arsimin fillor dhe të mesëm. Ajo ka përfunduar studimet bachelor në Infermieri në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës në vitin 2016 (https://uni-pr.edu/). Më pas, ajo vazhdoi studimet master në Edukim Shëndetësor në të njëjtin fakultet, të cilat i përfundoi në vitin 2019. (https://uni-pr.edu/). Po ashtu, ajo ka përfunduar edhe studimet Master i Shkencave në Infermieri në Universitetin e Vlorës “Ismail Qemali”, në Shqipëri, të cilat i përfundoi në mars të vitit 2023 (https://univlora.edu.al/).

Karrierën profesionale e ka filluar si infermiere në Spitalin Amerikan të Kosovës, ku ka punuar nga nëntori 2017 deri në tetor 2018. Më pas, nga dhjetori i vitit 2018 deri në mars të vitit 2020, ajo vazhdoi angazhimin si infermiere në thirrje në të njëjtin institucion (https://ks.spitaliamerikan.com).

Në paralel me punën klinike, ajo nisi angazhimin e saj në Kolegjin AAB si asistente mësimore në Fakultetin e Infermierisë nga nëntori 2018 deri në shtator 2019. Nga tetori 2019 deri në shtator 2020, ka shërbyer si asistente dhe koordinatore e praktikave. Që nga tetori i vitit 2020, ajo është e angazhuar në këtë institucion si ligjëruese dhe koordinatore e praktikave klinike, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në edukimin dhe përgatitjen praktike të studentëve (www.kolegjiaab.com).

Aktualisht punon si ligjëruese dhe koordinatore e praktikave profesionale në Fakultetin e Infermierisë në Kolegjin AAB në Prishtinë.

Agnesa ka marrë pjesë në shumë trajnime profesionale, përfshirë:

  • Trajnim për CPR, teknika të intubimit, administrim të barnave dhe elektroterapi (2018);

  • Konferenca e parë lokale e Odës së Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve Shëndetësorë të Kosovës (2019);

  • Trajnim për kujdesin ndaj traumës pediatrike (2018);

  • Simpoziumi i Shëndetit Mjekësor (2019);

  • Kongrese dhe konferenca ndërkombëtare në fushën e infermierisë dhe kujdesit shëndetësor, si prezantuese dhe pjesëmarrëse aktive apo pasive, duke përfshirë tema si menaxhimi i grupmoshave të ndryshme gjatë pandemisë, edukimi i grave gjatë COVID-19 dhe kujdesi infermieror gjatë periudhave pandemike.

Ajo zotëron aftësi shumë të mira gjuhësore, me njohuri të avancuara të gjuhës angleze (niveli B2) dhe njohuri të mira të gjuhës gjermane (niveli B1). Është gjithashtu e aftë në përdorimin e teknologjisë dhe programeve kompjuterike, me kompetenca të mira.

Punime shkencore dhe konferenca – Kontributi në shkencë përfshin një publikim në Scopus si bashkautore:
“Overlooked Ventricular Septal Defect Post-Myocardial Infarction and Coronary Artery Bypass Grafting”
Linku në ResearchGate

Agnesa Dervishaj njihet për aftësitë e shkëlqyera në punën në grup, menaxhimin nën presion, komunikim efektiv, si dhe për etikën dhe profesionalizmin e lartë që e karakterizon.

Është e martuar, ka një fëmijë dhe jeton në Prishtinë.
📞 +383 38 600 005
📧 [email protected]