Prof. ass. Dr.

Albana Pasjaqa

Koordinatore për cilësi

Prof. Ass. Dr. Albana Pasjaqa ka lindur më 19 dhjetor 1986 në Zabel të Ulët, Komuna e Drenasit. Shkollimin fillor e përfundoi në vendlindje, ndërsa arsimin e mesëm në shkollën e mesme të mjekësisë “Dr. Ali Sokoli” në Prishtinë.

Në vitin 2005 filloi studimet në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës (tani: Universiteti “Hasan Prishtina”), ku diplomoi në vitin 2008. Në vijim të zhvillimit të saj akademik, në vitin 2009 vazhdoi studimet pasuniversitare në drejtimin “Juridik Financiar” në të njëjtin institucion, ku fitoi titullin Master në Juridik Financiar.

Duke ndjekur qëllimin e avancimit të mëtejshëm akademik, në vitin 2013 ajo filloi studimet doktorale në Universitetin e Evropës Juglindore në Maqedoninë e Veriut. Në vitin 2018 mbrojti me sukses disertacionin e doktoraturës me temën: “Mbrojtja Juridike e Investimeve të Huaja Direkte – Rasti i Kosovës dhe Shqipërisë”, duke fituar titullin “Doktor i Shkencave Juridike Civile”.

Përvoja e saj profesionale filloi në vitin 2011 pas përfundimit të studimeve master, kur u angazhua në Kolegjin AAB fillimisht në zyrën e financave, më pas si asistente administrative dhe si koordinatore për nivelin master. Pas përfundimit të doktoraturës, ajo u emërua Koordinatore për Sigurimin e Cilësisë në Fakultetin e Administratës Publike në këtë kolegj.

Në vitin 2019 filloi angazhimin si profesoreshë në Fakultetin Juridik të Kolegjit AAB, fillimisht në lëndën “E Drejta Kontraktore”, për të vazhduar më pas me një spektër të gjerë lëndësh përfshirë: Organizimi i Sistemit Gjyqësor, Praktika Juridike Civile, E Drejta Financiare, E Drejta Afariste, E Drejta e Konkurrencës, ndërsa në nivelin master mban ligjërata në lëndët: Marka Tregtare dhe E Drejta e Avancuar e Shoqërive Tregtare.

Prof. Pasjaqa ka dhënë një kontribut të çmuar në fushën e kërkimeve shkencore, me publikime të shumta në revista të indeksuara ndërkombëtare si SCOPUS dhe Google Scholar. Disa nga veprat dhe studimet e saj më të rëndësishme përfshijnë:

2025: Mjedisi i jashtëm ekonomik si faktor tërheqës për investimet e huaja direkte në Kosovë: Një analizë ekonometrike.
https://www.iieta.org/journals/ijsdp/paper/10.18280/ijsdp.200505

2025: Ndikimi i mjedisit të jashtëm, juridik dhe socio-ekonomik në mirëqenien e pensionistëve në Kosovë: Qasje përmes modelit të përgjithësuar linear (GLM).
https://www.iieta.org/journals/ijsdp/paper/10.18280/ijsdp.200505

Prekazi, Y., Pasjaqa, A., (2023): “Promotion, encouragement and legal protection of foreign investments in the developing country”. Journal of Governance and Regulation, vol 12, Issue 3, pp. 34–41.
https://doi.org/10.22495/jgrv12i3art4

Prekazi, Y., Pasjaqa, A., (2021): The role of companies in the economy of Kosovo. Twelfth International Conference on: “Social and Natural Sciences – Global Challenge 2021” (ICSNS XII-2021), Berlin, 4 March 2021.
http://iipccl.org/wp-content/uploads/2021/03/ICSNS-XII-Proceedings.pdf

Prekazi, Y., Pasjaqa, A., (2021): Approximation of financial reporting legislation in Kosovo with the “Acquis Communautaire” of the European Union. The perspective of integration of the western Balkans into the EU, Prishtina: 23-24 April 2021.
https://aab-edu.net/conference/perspektiva-e-integrimit-te-ballkanit-perendimor-ne-be/

Punimet tjera shkencore:

Pasjaqa, A., Prekazi, Y. (2017). Advantages and Disadvantages of Foreign Direct Investment and Their Role in Kosovo and Albania – Comparative Approach. International scientific conference: “The economic stability of the Balkan’s countries and integration challenges”, AAB College, Prishtina, Kosovo. ISBN 978-9951-494-66-3.
http://konferencat.aab-edu.net/icbes2017/en/

Prekazi, Y., Pasjaqa, A., Dumi, A., Celo, E., (2015). The Impact of International Financial Institutions Investments in the Countries of the Region, with Particular Emphasis on Kosovo. Acta Universitatis Danubius OEconomia, Vol 11, No 5 (2015), ISSN: 2067-340X.
http://journals.univ-danubius.ro/index.php/oeconomica/article/view/2957/html

Prekazi, Y., Pasjaqa, A., Dumi, A., (2015). Migration and the Impact of Its Remittances on Kosovo Economic Development. Academic Journal of Interdisciplinary Studies, MCSER Publishing, Rome-Italy, E-ISSN 2281-4612, ISSN 2281-3993, Vol 4 No 3 S1, December 2015.
https://www.mcser.org/journal/index.php/ajis/article/view/8377/8041

Përtej sferës akademike dhe profesionale, Prof. Pasjaqa shfaq interes të veçantë për artin dhe kulturën, duke ndjekur rregullisht shfaqje teatrale dhe aktivitete kulturore.

Prof. Ass. Dr. Albana Pasjaqa është një figurë e dalluar që përfaqëson ndërthurjen mes botës akademike, institucioneve dhe ndërmarrjeve publike e private. E njohur për përkushtimin ndaj cilësisë dhe inovacionit, ajo kontribuon në mënyrë të vazhdueshme në zhvillimin institucional, menaxhimin e korporatave dhe avancimin e arsimit të lartë në vend.

Ajo është e martuar, nënë e dy fëmijëve dhe jeton në Fushë Kosovë.