Albert Paçarizi, është lindur më 30 janar 1973, në fshatin Dragobil, komuna e Malishevës, ku kreu edhe shkollimin fillor dhe atë të mesëm. shtetas i Kosovës, aktualisht i punësuar si ligjërues në Kolegjin AAB në Prishtinë. Me një përvojë të gjatë akademike dhe profesionale në gjuhën angleze, letërsinë dhe anglishten ligjore, ai sjell mbi dy dekada përvojë në mësimdhënie, përkthim dhe kërkim akademik.
Albert Paçarizi aktualisht është kandidat dok në studimet e doktoratës në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Fakulteti i Filologjisë, Departamenti i Gjuhës Angleze . Teza e doktoratës, titullohet “Diskursi Letrar në Këngët e Bob Dylan”, e cila eksploron ndërthurjet në mes të letërsisë, muzikës dhe komenteve socio politike, ku përfshihen edhe narrativat kulturore bashkëkohore dhe analiza letrare.
Rrugëtimi profesional i Albert Paçarizit ka filluar gati para dy dekadave, së pari duke nisur punë si përkthyes dhe interpret nga gjuha shqipe në atë angleze dhe anasjelltas si në mjedise ushtarake ashtu edhe në ato akademike. Karriera e tij në përkthyes dhe interpret gjuhësor ka filluar që në vitin 1998, duke filluar punë si asistent gjuhësor për Misionin Monitorues dhe Verifikues të OSBE-së në Kosovë (KVM) . Menjëherë pas përfundimit të luftës në Kosovë, Alberti iu bashkua Forcave të Armatosura Britanike nën misionin KFOR në rolin e përkthyesit dhe asistent gjuhësor. I stacionuar në Prishtinë me Forcat Britanike (BFPO 559), ku punoi që nga viti 1999 deri në vitin 2003, duke ndihmuar komunikimin midis personelit ushtarak britanik dhe popullsisë lokale të Kosovës.
Pas kësaj, nga viti 2003 deri në vitin 2010, Albert vazhdoi rolin e tij si përkthyes dhe asistent gjuhësor me Forcat e Armatosura Suedeze, gjithashtu pjesë e KFOR-it, me bazë në Kampin Victoria në Hajvali . Në këtë pozitë, ai kontribuoi në përpjekjet e bashkëpunimit civil-ushtarak dhe luajti një rol të rëndësishëm në mbështetjen e ndërveprimeve diplomatike dhe humanitare ndërmjet KFOR-it dhe vendësve. Në vitet 2010 dhe 2012, Alberti punoi përkthyes për Projekte të ndryshme ndërkombëtare siç janë Projekte të Binjakëzimit të Bashkimit Evropian në Prishtinë.
Albert Paçarizi pa përfundimit të Arsimit baçelor dhe Master në Kolegjin AAB, filloi aktivitetin akademik në vitin 2013 si pjesë e stafit të Kolegjit Universitar AAB , në rolin e Asistentit, në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Kolegjin AAB në Prishtinë. Në këtë cilësi, të cilën e mbajti deri në vitin 2016, Alberti mbështeti aktivitete mësimore dhe akademike në mësimdhënien e gjuhës angleze, studimet e përkthimit si dhe gjuhësi të aplikuar. Përvoja e tij si asistent gjuhësor ka ndikuar edhe në qasjen e tij pedagogjike, duke iu ofruar studentëve edhe njohuri praktike mbi jo vetëm lidhur me përkthimin profesional por edhe rëndësinë e komunikimit ndërkulturor dhe jo vetëm.
Gjatë këtyre viteve, Albert Paçarizi ka demonstruar një angazhim të palëkundur për të ofruar ndihmë gjuhësore të saktë dhe të vetëdijshme për kontekstin, duke kontribuar ndjeshëm në bashkëpunimin ndërkombëtar, stabilizimin pas konfliktit dhe arsimin e lartë në Kosovë. Udhëtimi i tij akademik filloi në Kolegjin AAB, ku përfundoi studimet Bachelor në Gjuhë të Huaja në vitin 2013, të ndjekura nga një diplomë Master në të njëjtën fushë në vitin 2015. Këto studime hodhën themelet për fokusin e tij ndërdisiplinor, duke lidhur studimet gjuhësore me përkthimin, letërsinë dhe gjuhësinë e aplikuar.
Përvoja akademike e tij, është e pasur dhe e larmishme. Që nga viti 2016, ai ka punuar si ligjërues i gjuhës angleze në Fakultetin Juridik të Kolegjit AAB, duke ligjëruar lëndë të tilla si Gjuhë Angleze I dhe II, si dhe Anglishte Juridike. Përpara kësaj, nga viti 2013 deri në vitin 2016, ka mbajtur pozitën e Asistentit në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Kolegjit AAB, duke kontribuar në mësimdhënien akademike dhe zhvillimin e kurrikulës. Përvoja e tij në mësimdhënie përfshin gjithashtu lëndë të tilla si Shkrimi Kreativ, Hyrje në Teori të Letërsisë, Letërsi Britanike dhe Letërsi Amerikane, duke reflektuar një angazhim të gjerë dhe të thellë me pedagogjinë e gjuhës angleze.
Albert Paçarizi ka gjuhë amtare gjuhën shqipe ndërsa flet rrjedhshëm gjuhën angleze, serbe dhe atë boshnjake.
Në fushën e botimeve akademike dhe zhvillimit profesional, Albert Paçarizi është angazhuar nga Kolegji AAB të bëjë redaktimin/ lekturimin gjuhësor anglisht-shqip dhe anasjelltas të revistës ndërkombëtare shkencore të AAB-së të quajtur ‘Thesis‘ nga viti 2014 deri në vitin 2018 .
Ai gjithashtu ka kontribuar në organizimin e Konferencës së 10-të Ndërkombëtare të Institutit Shqiptar të Sociologjisë (IShS) të organizuar në vitin 2015.
Albert Paçarizi ka bërë prezantime si dhe ka publikuar disa punime shkencore në konferenca ndërkombëtare dhe revista të indeksuara në SCOPUS dhe Google Scholar.
Publikimet e tij janë si ne vijim,
Përveç përvojës së tij të gjate si përkthyes dhe interpret, Albert Paçarizi ka ofruar gjithashtu shërbime përkthimi simuluan dhe konsekutiv për figura të shquara të nivelit të lartë ndërkombëtar që kanë vizituar Kosovën dhe veçanërisht Kolegjin AAB. Midis këtyre figurave të shquara ishin individë të cilët edhe janë nderuar nga Kolegji AAB me tituj nderi, përfshirë këtu Xhejmi Shean (James Shea-n), ish-zëdhënës i Aleancës Veri-Atlantike (NATO), si dhe shumë të tjerë. Roli i tij në këto ngjarje ishte vendimtar, duke siguruar komunikim të pandërprerë gjatë ceremonive zyrtare, leksioneve akademike dhe diskutimeve publike dhe politike. Aftësia e Albertit për të ofruar përkthim të saktë dhe të harmonizuar me kulturën ka kontribuar në suksesin e këtyre vizitave të profilit të lartë dhe ka pasqyruar profesionalizëm, kompetencë gjuhësore dhe paanshmëri nën presion në mjedise prestigjioze akademike dhe diplomatike.