Albert Zogaj

Albert Zogaj ka lindur më 27 mars 1981, në Istog, ku ka përfunduar arsimin fillor dhe të mesëm. Në vitin 2004, diplomoi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, drejtimin Juridiko–Civil (https://uni-pr.edu/), ndërsa në vitin 2008 në të njëjtin institucion, përfundoi studimet posdiplomike me temën e diplomës “E drejta e Pronësisë në Pronën e Paluajtshme në Kosovë”, ku fitoi titullin Magjistër i Shkencave Juridike (Mr.Sc).

Në vitin 2020, ka vazhduar Programin e Doktoraturës në Drejtimin Civil, në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, ku aktualisht është duke punuar në temën e doktoraturës me titull “Barra e të provuarit dhe mjetet provuese në të drejtën kontestimore” (https://www.seeu.edu.mk/sq).

Karrierën profesionale e filloi në vitin 2004 në Odën e Avokatëve të Kosovës si praktikant deri në vitin 2005, dhe nga viti 2006 ka ushtruar profesionin e avokatit në Pejë deri në vitin 2010.

Përvoja e tij gjyqësore filloi në tetor 2010, kur u emërua gjyqtar në Gjykatën Komunale në Prishtinë. Pas riorganizimit të sistemit gjyqësor, në tetor 2013, u emërua gjyqtar në Gjykatën Themelore të Prishtinës, në Departamentin e Përgjithshëm (https://prishtine.gjyqesori-rks.org/). Më pas, në gusht të vitit 2015, është avancuar në sistem duke u emëruar gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Kosovës, në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Civil (https://apeli.gjyqesori-rks.org/).

Në shtator të vitit 2020, është emëruar gjyqtar në Gjykatën Supreme të Kosovës, në instancën më të lartë gjyqësore të vendit (https://supreme.gjyqesori-rks.org/). Brenda një periudhe të shkurtër, në mars 2021, u zgjodh anëtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe në qershor të të njëjtit vit, mori pozitën e Kryesuesit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Ai është zgjedhur në këtë detyrë në korrik 2024, duke vazhduar drejtimin e KGJK-së deri në përfundimin e mandatit si anëtar në mars 2026 (https://www.gjyqesori-rks.org/).

Përveç karrierës gjyqësore, Albert Zogaj ka filluar si asistent që nga viti 2008 në Kolegjin AAB ku më pas ka vazhduar si ligjërues në po të njëjtin institucion, ku mban mësim në fusha si: E Drejta Civile, Procedura Civile, E Drejta e Detyrimeve dhe Familjare (https://aab-edu.net/).

Në vitin 2019, është emëruar zëvendës kryetar për Komisionin për Provim Jurisprudencës nga Kuvendi i Kosovës, ndërsa më pas në vitin 2021, është emëruar kryetar i Komisionit për Provimin e Jurisprudencës nga Kuvendi i Kosovës me mandat 2 vjeçar.

Është gjithashtu trajner në Akademinë e Drejtësisë, ku kontribuon në përgatitjen profesionale të gjyqtarëve dhe prokurorëve të rinj (https://ad.rks-gov.net/).

Punimet shkencore dhe konferencat:

– EBES – Stamboll (2023): Pavarësia financiare e gjyqësorit në Kosovë Link

– ICEESS (2023): Ridesenjimi i hartës gjyqësore në Kosovë Link

– TOMS (2024): Luftimi i trafikimit të migrantëve në det Link

– USAID – Akademia e Drejtësisë, Doracak i Gjyqtarëve për Shkrimin dhe Arsyetimin Ligjor, 2017 Link

– USAID – Instituti Gjyqësor i Kosovës, Doracaku i Gjyqtarëve për Procedurën Kontestimore, 2015
(link i paplotë, mungon skedari)

– USAID: Manual për Zbatim të Procedurës Kontestimore Link

– Përmbledhje nga Praktika e Gjykatës Supreme në Kontestet Pronësore
(file lokal: 82290_PERMBLEDHJE NGA PRAKTIKA E GJYKATES SUPREME NE KONTESTET PRONESORE.pdf)

Albert Zogaj është i njohur për aftësitë e tij profesionale, integritetin institucional dhe përkushtimin ndaj sundimit të ligjit dhe zhvillimit të sistemit të drejtësisë në Kosovë.

Është i martuar, ka tre fëmijë dhe jeton në Prishtinë.