Prof.asoc.dr. Arben Maliqi lindi në fsh. Kosaqë të komunës së Gjilanit, më 30 Tetor 1967, nga i ati Fehmi dhe nëna Fahrije. Shkollën fillore e kreu në SH.F.”Skenderbeu” në Përlepnicë, Gjilan, (klasën e I,II-të) dhe më pastaj i vijoi në SH.F.” Selami Hallaçi” në Gjilan vitin 1981/82 kurse atë të mesme, vitin e I-rë dhe të II-të (QAMO) dhe më pastaj, vitin e III-të dhe të IV-të në Gjimnazin “Zenel Hajdini” në Gjilan, drejtimi Teknik Laborant i biologjisë në vitin shkollor 1985-86.
Si i ri filloi të merrej me sportin e futbollit, atletikës, volejbollit, ping-pongut etj; ku në vitin 1978 ishte futbollist pionier aktiv i K.F. “Crvena Zvezda” të Gjilanit, më pastaj edhe reprezentues i Kosovës për pionierë, në Koper-Izola , më 29 prill – 2 maj 1984, duke vazhduar në gjeneratën e juniorëve dhe seniorëve.
Në vitin 1985/1986 ishte futbollist aktiv i K.F.” Drita” (https://fcdrita.com/) në Gjilan. Në vitin akademik 1986/1987 u regjistrua në Fakultetin e Kulturës Fizike dhe Sportit në Prishtinë (https://fefs.uni-pr.edu/), ku më pastaj kreu shërbimin ushtarak. Gjatë shërbimit ushtarak ishte pjesëmarrës në shumë aktivitete sportive si futbollist i dalluar, atlet etj.
Gjatë studimeve, ishte lojtar aktiv i K.F. “Flamurtari” nga Prishtina (https://www.facebook.com/kfflamurtari.official/ ), ku më pas prapë u kthye në K.F. Drita. Ndërsa në vitin 1995, ishte bashkëthemelues e lojtar i klubit futbollistik SC. “Gjilani” (https://scgjilani.com/). Gjithashtu ishte themelues i klubit të skijimit “Gjilani” në Gjilan në vitin 1996, ku njëherit ishte edhe delegat në Federatën e skijimit të Kosovës
Prof. A. Maliqi, ishte trajner i parë i K.V.” Drita” Gjilan, të cilët në vitin 1998 u shpallën kampionë të Rep. së Kosovës. Përveç këtyre angazhimeve, ka qenë edhe trajner i kadetëve në klubin futbollistik në SC. “Gjilani”,viti 2002
Nga viti 1989-2020 ishte pronar i kafeterisë “The Legend”, lëmi e gastronomisë. Më 24 Nëntor 1994, ai u punësua në Shkollën e Mesme Ekonomike “Marin Barleti” (https://marinbarleti.com/ ) në Gjilan ku ende është në proces të mësimdhënies.
Në vitin akademik 1987/88 pas shërbimit ushtarak vijoi studimet në Fakultetin e Kulturës Fizike dhe Sportit në Prishtinë. Studimet i kreu më 27 dhjetor të vitit 1993 me sukses të dalluar, në temën “Realizimi i planprogramit nga lënda e volejbollit në shkollën fillore”, ku mori titullin Profesor i Kulturës Fizike dhe Sportit.
Studimet pasuniversitare i regjistroi dhe i mbaroi në Fakultetin e Kulturës Fizike dhe Sportit në Universitetin e Prishtinës,”Hasan Prishtina”, ku me 10 qershor të vitit 2009, magjistroi me temën: “Ndryshimet e disa karakteristikave antropometrike-motorike dhe disa testeve situacionale te volejbollistet e Superligës së Kosovës “,prej nga mori titullin Magjistër i shkencave sportive.
Duke shfaqur gjithnjë interesimin për ngritje profesionale dhe për thellimin e njohurive edhe më tej në shkencat e sportit gjegjësisht në lëmin e futbollit , prof. Arben Maliqi, në janar të vitit 2011 e regjistroi doktoraturën në Universitetin e Sarajevës (http://www.fasto.unsa.ba/ ) dhe më 15 dhjetor të vitit 2014, e mbrojti me sukses të dalluar tezën e Doktoraturës në Fakultetin e Kulturës Fizike dhe Sportit në Universitetin e Sarajevës, para komisionit profesional: Prof.dr. Midhat Mekiç (Kryetar), Prof dr. Munir Taloviç, (Mentor) anëtarë të komisionit Prof. dr.Goran Sporis, Prof.dr. Nusret Smajloviç dhe Prof.dr. Haris Aliç, në temën: ,, Effects of situational method to improve morphological features, basic -motor and situational-motor skills and success in the football game,, ( “Efekti situacionog metoda rada na poboljšanje morfoloških odlika, bazićno-motorićkih i situaciono-motorićkih sposobnosti i uspješnosti u nogometnoj igri”). Teza ka 305 faqe dhe është e deponuar në Biblotekën universitare të Universitetit të Sarajevës në Sarajevë.
Gjatë karrierës së tij në Kolegjin AAB ( https://aab-edu.net/fakultetet/kulture-fizike-dhe-sport/ ), në Fakultetin e Kulturës Fizike dhe Sportit, ai ka ushtruar detyrën akademike fillimisht si ligjërues në vitin 2016, më pas është avancuar në titullin profesor asistent në vitin 2017 dhe në vitin 2024 ka marrë titullin profesor i asocuar në lëndën e Atletikës. Ai që nga fillimi i inkuadrimit në Kolegjin AAB është ligjërues edhe i disa lëndëve në Programin Bachelor dhe atë:
Atletika,
Nutricioni në sport,
Mjetet stimulative,,
Sociologjia e sportit
Sporti dhe dieta – Bachelor: Fakulteti i Radiologjisë .
Si dhe në programin Master ligjërues i këtyre lëndëve:
Aspektet e avancuara të didaktikes dhe
Strategjitë e udhëheqjes në sportet individuale (Atletikë)
Bartës i programit Bachelor në Agjensionin e Akreditimit.
Bartës i Programit Bachelor në Kulturë Fizike dhe Sport, Kolegji AAB, Prishtinë (2017 – 2021)
Bartës i Programit Bachelor , Kolegji AAB, Prishtinë (2021 – 2025)
Nga viti akademik 2016 – 2020 ishte ligjërues në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit, Universiteti “H. Prishtina” për lëndën: Çështjet sociale në sport dhe ed. fizik (Master)
Master Supervisor:
Supervisor i mbi 23 kandidatëve në programet Master Kulturë Fizike e Sport dhe Nutricion, në periudhën 2017–2025, me disa tema që aktualisht janë në proces. Mentorimi është përqendruar në zhvillimin e aftësive kërkimore dhe profesionale të studentëve, duke i udhëhequr drejt realizimit të punimeve të bazuara në standarde shkencore dhe praktika bashkëkohore të fushës së shkencave të sportit dhe shëndetit.
Hulumtime Kompetitive:
Let’s PLAY Maths. Shpërndarja dhe komunikimi mbi vlerën e lojërave sportive të bazuara në mësimin e matematikës për nxënësit e moshës 6–9 vjeç. Projekt evropian bashkëpunues (Erasmus+ project), i realizuar në partneritet me:
Roli: Anëtar i ekipit të projektit (2025 – 2027).
Përveç sportit Prof. Arben Maliqi merrej edhe me politikë. Ishte asambleist pranë kuvendit komunal në Gjilan, plot tre mandate, nga viti 2007- 2017. Ishte nënkryetar e më pastaj ushtrues detyre, kryetar dege në Gjilan i subjektit politik AKR. Njëkohësisht anëtarë për tre mandate (dy në subjektin AKR dhe një LDK) i komitetit për politikë dhe financa. Ndërkohë ishte anëtar i komitetit për arsim kulturë rini e sport dhe kadastër e gjeodezi. Plot pesë vite para lufte dhe dhjetë vite pas lufte ishte anëtar dhe kryetar i komisionit për përzgjedhjen e sportistëve në komunën e Gjilanit. Pjesëmarrës në seminare komunale, kombëtare të ndryshme në Bursa të Turqisë , në Zagreb, Poreçë të Kroacisë, etj. Që nga viti 2011-2018 ishte Ligjërues dhe Edukator i OESK-u, Prishtinë. Prof. Arben Maliqi, përveç obligimeve të përditshme të mësimdhënësit me nxënës që punon në SHME “Marin Barleti” ( https://marinbarleti.com/ ) edhe dy vite ka punuar në kolegjin “Don Bosko”Gjilan (https://www.donbosko-gjilan.org/ ). Ende vazhdon në Kolegjin AAB punën e tij hulumtuese në ngritjen profesionale. Merret edhe me publikime profesionale – shkencore në revista shkencore si Scopus Webof science, SportMont, International Journal of Morphology etj. Eshtë autor dhe bashkautor i disa hulumtimeve shkencore me karakter vendor dhe ndërkombëtar.
Është autor dhe bashkautor i mbi 21 punimeve shkencore të publikuara në revista dhe konferenca ndërkombëtare. Hulumtimet e tij kryesore përqendrohen në analizën e strukturës së aftësive motorike, ndikimin e aktiviteteve fizike mbi shëndetin, krahasime antropometrike dhe biomekanike, si dhe në studime të avancuara mbi zhvillimin e sporteve kolektive dhe individuale, përfshirë edhe aspektet e nutricionit sportiv:
Revistë kërkimore ndërkombëtare Thesis nr.3. Kolegji AAB ISSN 1848 – 4298
p.145 –159.
https://core.ac.uk/download/pdf/151522823.pdf
https://drive.google.com/open?id=1Ym97qTo6bHky6yfd4oTB4A5A3XUqD2_S
Print ISSN 1840-3662, Web ISSN 1840-3670
https://www.researchgate.net/publication/328698728_
DOI: 10.4067/S0717-95022018000401398
https://www.intjmorphol.com/wp-content/uploads/2018/12/art_41_364.pdf
Georgiev, Ruzdija Kalac (2019). Physical fitness in children and adolescents in rural and urban areas. Journal of Human Sport and Exercise,14(4), p.866-875. ISSN 1988-5202 DOI:10.14198/jhse.2019.144.15
https://repository.ukim.mk/bitstream/20.500.12188/12043/1/JHSE_14-4_15.pdf
Print ISSN 0717-9367; Online ISSN 0717-9502
DOI: 10.4067/S0717-95022019000401429.
https://scielo.conicyt.cl/pdf/ijmorphol/v37n4/0717-9502-ijmorphol-37-04-1429.pdf
DOI: https://doi.org/10.54664/DYAK1561
http://journals.uni-vt.bg/almanac/eng/vol28/iss2/
https://dx.doi.org/10.12775/JEHS.2021.11.05.006
educational level of the family on the lifestyle of children before and during
the COVID-19 pandemic. Journal of Education, Health and Sport. 11(6), p.155-163. eISSN 2391-8306.
DOI https://dx.doi.org/10.12775/JEHS.2021.11.06.016
https://apcz.umk.pl/czasopisma/index.php/JEHS/article/view/JEHS.2021.11.06.016
Composition in Passive Football Players. Teorìâ Ta Metodika Fìzičnogo Vihovannâ, 22(2), p. 255-259. https://doi.org/10.17309/tmfv.2022.2.16
https://tmfv.com.ua/journal/article/view/1702
https://tmfv.com.ua/journal/article/view/1702/1487
DOI:10.4067/S0717-95022024000200294
Pjesëmarrës i shumë konferencave dhe simpoziumeve shkencore rajonale dhe ndërkombëtare, përfshirë Konferencën Ndërkombëtare Ballkanike në Shkenca të Sportit (Tetovë, 2023, 2024, dhe 2025), konferenca në Tuzla, Varna, Sarajevë, Podgoricë, si dhe kongrese të ndryshme shkencore në rajon dhe Evropë, ku ka paraqitur rezultatet e hulumtimeve të tij:
Co-organizer of the International Conference “Artificial Intelligence in the Age of Transformation: Opportunities and Challenges”, AAB College, Pristina, Kosovo (13 May 2025)
Co-organizer of the 10th International Balkan Conference in Sport Sciences, University of Tetova, Tetova, North Macedonia (7–8 May 2025)
17th International Symposium on Sport and Health. Faculty of Physical Education and Sport, University of Tuzla, B and H. (29 November 2024)
Co-organizer of the 9th International Balkan Conference in Sport Sciences, University of Tetova, Tetova, North Macedonia (15–17 May 2024)
Co-organizer of the 8th International Balkan Conference in Sport Sciences, University of Tetova, Tetova, North Macedonia (17–19 May 2023)
3rd International Scientific Conference for Physical Education, Sport and Health, University of Pristina & Sport University of Tirana, Pristina, Kosovo (23 December 2021)
International Academic Conference on Sports Sciences, AAB College, Pristina, Kosovo (10–11 December 2021)
Virtual International Academic Conference “Transformations and Consequences in Society Due to COVID-19 Pandemic”, AAB College, Pristina, Kosovo (5 September 2020)
11th International Symposium “New Technologies in Sport – NTS 2019“, organized by the Faculty of Sport and Physical Education of the University of Sarajevo. (2019)
5-th International Balcan conference in sport sciences May 18-19, 2018 Tetova, Macedonia.International Journal of Sport Sciences and Health. (18-19 May 2018)
1st International, Sport, Science, Education and Developmont Conferece, Travnik, BH. (2015)
VIII – Kongres Crnogorske Sportske Akademije, IX- Naucna Konferencija CSA (8 April 2012)
Varna. International scientific conference “ Modern technologies of training, monitoring and evaluation in physical education and sport in education“(f.175-178). (2010)
Collection of scientific and professional papers “Sport and Health”, III International Symposium “Sport and Health”, Tuzla 2 – 03. 07. 2010, ISSN 1840 – 4790, (f.263-267). (2010)
Sofia, National sports academy “Basillevski” department “Lekatletia”. International scientific conference. (f.16-19). (2010)
Collection of scientific and professional papers “Sport and Health”, III International Symposium “Sport and Health”, Tuzla 2 – 03. 07. 2010, ISSN 1840 – 4790, (f.228-239). (2010)
Mori pjesë në disa seminare me karakter vendor dhe ndërkombëtar si:
Seminari i parë Ndërkombëtar i mbajtur në Prishtinë në Futboll më 21 korrik 2002
Seminar në temën didaktika dhe metodika për mësimdhënësit e shkollave të mesme profesionale Gjilan më 23 Korrik 2004
Seminar për ndalimin e Narkomanisë, i mbajtur në Gjilan më 16 Tetor 2004
Seminar në temën didaktika Profesionale Gjilan më 25 Maj 2008
Seminar për zhvillimin e klubeve në projektin “ Sporti për të gjithë” 22-23 Maj 2010
Seminar “Lidershipi në Sport” mbajtur në Sharr më 20.04.2014
Seminar në Programin e zhvillimit të vazhdueshëm profesional të mësimdhënësve në edukimin fizik (100) orë mbajtur në Prishtinë më 01 qershor 2014
Prof. Arben Maliqi jeton në Gjilan, me bashkëshorten dhe katër fëmijët e tyre.