Prof.Ass.Dr

Arberesha Qerimi

Prof. Arbëresha Qerimi ka lindur më 31 mars 1992 në Gjilan, dhe është e martuar dhe nënë e dy fëmijëve. Shkollimin fillor dhe të mesëm e ka përfunduar në qytetin e Ferizajt. Ajo ka ndjekur studimet themelore dhe të avancuara në Kolegjin AAB (https://aab-edu.net/) në drejtimin Menaxhment dhe Informatikë, duke i përfunduar me sukses në periudhën 2012–2017. Në vitin 2017, ka përfunduar studimet master me sukses të shkëlqyeshëm (nota 10.00), me temën e master “Ndikimi i motivimit të burimeve njerëzore në rritjen e cilësisë së shërbimeve në ndërmarrjet hoteliere në Kosovë”.

Përkushtimi i saj akademik ka kulmuar me mbrojtjen e doktoraturës në Universiteti Bujqësor Plovdiv në Bullgari (https://www.au-plovdiv.bg/en/) , në fushën e Menaxhimit dhe Organizimit duke marrë titull Doktor Shkence Në Menaxhim dhe Organizim. Tema e disertacionit të saj ishte: “Strategjitë e motivimit për të përmirësuar motivimin e burimeve njerëzore në agrobiznesin e Kosovës”.

Prej vitit 2018 deri më sot, Prof. Qerimi është pjesë e stafit akademik të Fakultetit Ekonomik në Kolegjin AAB (https://aab-edu.net/en/persons/arberesha-qerimi-en/) , fillimisht si asistente ligjëruese (2018–2019), ndërsa nga tetori i vitit 2019 ushtron rolin e profesoreshës. Lëndët që ajo ligjëron përfshijnë: Matematikë, Statistikë, Menaxhim, Menaxhim të Burimeve Njerëzore, Menaxhim Strategjik, Menaxhim Operacional dhe Sistemet për Menaxhimin e Bazave të të Dhënave.

Fushat e saj të interesit shkencor përfshijnë: menaxhimin e burimeve njerëzore dhe motivimin e punonjësve, efikasitetin e sektorit publik dhe sjelljen organizative, menaxhimin e cilësisë së shërbimeve në sektorin e mikpritjes dhe atë financiar, transformimin digjital, menaxhimin strategjik, udhëheqjen dhe qeverisjen institucionale, si dhe modelimin dhe vlerësimin e cilësisë në arsimin e lartë.

Në kuadër të aktiviteteve ndërkombëtare, Prof. Qerimi ka marrë pjesë në dy mobilitete akademike në kuadër të programit Erasmus+ në Universitetin Agrar të Plovdivit, Bullgari. Gjatë këtyre mobiliteteve, ajo ka kontribuar në procesin mësimor dhe ka zhvilluar bashkëpunime akademike me qëllim avancimin e kërkimit shkencor dhe ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë.

Aktualisht, Prof. Qerimi është e angazhuar si koordinatore e Paketës së Punës WP3 (komponenta hulumtuese kuantitative) në kuadër të projektit ndërkombëtar EDU-LAB – Të rinjtë evropianë në tranzicion në arsim dhe në tregun e punës (https://www.edu-lab-project.eu/project-description/) , i financuar nga programi Horizon Europe i Komisionit Evropian. Ky projekt shumëpalësh synon të analizojë faktorët që ndikojnë në shtigjet dhe kalimet e të rinjve në sistemin e arsimit dhe drejt tregut të punës, me fokus në përfshirjen, barazinë dhe efektivitetin e politikave dhe mekanizmave përkatës në të gjitha vendet pjesëmarrëse.

Ajo posedon aftësi të avancuara në përdorimin e mjeteve të analizës statistikore (SPSS), platformave digjitale arsimore (Moodle, Zoom, MS Teams) dhe paketës Microsoft Office. Ajo ka gjithashtu përvojë në shkrimin akademik, menaxhimin e projekteve kërkimore dhe analizën e politikave.

Prof. Qerimi ka një aktivitet të pasur publikues, me dhjetëra artikuj shkencorë të botuar në revista ndërkombëtare të indeksuara si SCOPUS dhe Google Scholar, ku kontribuon rregullisht në fushat e menaxhimit, motivimit në punë, cilësisë së shërbimeve dhe arsimit të lartë.

Ajo flet rrjedhshëm gjuhën angleze (niveli C1) dhe gjuhën shqipe si gjuhë amtare. Aktualisht jeton dhe vepron në Gjilan.

Punimet shkencore dhe konferencat 

Gjatë karrierës së saj akademike, Prof. Arbëresha Qerimi ka publikuar një numër të konsiderueshëm artikujsh shkencorë në revista të indeksuara ndërkombëtare, duke kontribuar në fushat e motivimit në punë, menaxhimit të cilësisë, arsimit të lartë, digjitalizimit dhe menaxhimit strategjik. Disa nga publikimet më të rëndësishme përfshijnë:

Hajdari, M., Qerimi, F., & Qerimi, A. (2023). Impact of continuing education on employee productivity and financial performance of banks. Emerging Science Journal, 7(4), 1158–1172. https://doi.org/10.28991/ESJ-2023-07-04-09 

Bytyçi, I., Qerimi, A., & Qerimi, F. (2023). The impact of total quality management on operational performance. Journal of Governance and Regulation, 12(1), https://doi.org/10.22495/jgrv12i1art16  

Shabani, L., Behluli, A., Qerimi, F., Pula, F., & Dalloshi, P. (2022). The effect of digitalization on the quality of service and customer loyalty. Emerging Science Journal, 6(6), 1274–1289. https://doi.org/10.28991/ESJ-2022-06-06-04 

Mehmeti-Bajrami, S., Qerimi, F., & Qerimi, A. (2022). The impact of digital marketing vs. traditional marketing on consumer buying behavior. HighTech and Innovation Journal, 3(3), 326–340, https://doi.org/10.28991/HIJ-2022-03-03-08  

Shabani, G., Behluli, A., & Qerimi, F. (2022). The impact of conflict management styles on organizational performance: A comparative analysis. Emerging Science Journal, 6(4), 758–775. https://doi.org/10.28991/ESJ-2022-06-04-07 

Behluli, A., Qerimi, F., Pula, F., & Shabani, L. (2022). The impact of graduates’ skills on facing challenges in the labor market. Emerging Science Journal, 6(2), 399–417. https://doi.org/10.28991/ESJ-2022-06-02-014 

Pula, F., Qerimi, A., & Qerimi, F. (2022). The effect of strategic marketing on creating competitive advantages of the dairy industry in Kosovo. Innovative Marketing, 18(4), 174–188, http://doi.org/10.21511/im.18(4).2022.15 

Pula, F., Mustafa, A., & Behluli, A. (2021). Employee relationship management—Case study public utilities companies in Kosovo. International Multidisciplinary Scientific GeoConference: SGEM, 21(5.1), 375–381, https://doi.org/10.5593/sgem2021/5.1/s21.083  

Qerimi, F., Behluli, A., Borisov, P., & Hajdari, M. (2020). The significance of EFQM model in fostering the quality of higher education in Kosovo. 20th International Multidisciplinary Scientific GeoConference SGEM, 879–886, https://doi.org/10.5593/sgem2020/5.2/s22.109  

Behluli, A., Qerimi, F., Borisov, P., & Hajdari, M. (2020). The impact of the job characteristics on employees’ internal motivation: A case study into Kosovo’s agribusinesses. International Multidisciplinary Scientific GeoConference: SGEM, 20(5.2), 595–602, http://doi.org/10.5593/sgem2020/5.2/s21.073 

Hajdari, M., Qerimi, F., Behluli, A., & Blagoeva, N. (2020). The importance of the banking system in the environmental safeguarding in Kosovo. International Multidisciplinary Scientific GeoConference: SGEM, 20(5.2), 603–609, https://doi.org/10.5593/sgem2020/5.2/s21.074 

Pula, F., Behluli, A., Qerimi, F., & Hajdari, M. (2020). The impact of leadership on employees’ motivation: Case study public utilities companies in Kosovo. International Multidisciplinary Scientific GeoConference: SGEM, 20(5.2), 579–586, https://doi.org/10.5593/sgem2020/5.2/s21.071 

Borisov, P., Qerimi, F., & Behluli, A. (2020). Diagnostics of marketing concepts of commercial banks in providing loans to agricultural sector of Kosovo. Journal of Bio-Based Marketing, 1(1), 32–48, http://doi.org/10.5281/zenodo.3711913 

Behluli, A., Qerimi, F., Borisov, P., & Hajdari, M. (2020). Business challenges in implementing social media marketing: Case study—Comparison Bulgaria and Kosovo. Journal of Bio-Based Marketing, 3, 5–24, https://doi.org/10.5281/ZENODO.3828304 

Borisov, P., & Behluli, A. (2020). Strategic orientation of business organization – Step by step. Journal of Bio-Based Marketing, 2, 5–20, http://doi.org/10.5281/zenodo.3736255 

Behluli, A., Qerimi, F., Borisov, P., & Atanasov, D. (2019). Identification of the human resource management model in Kosovo agribusiness. International Multidisciplinary Scientific GeoConference: SGEM, 19(5.3), https://doi.org/10.5593/sgem2019/5.3/S21.047  

Qerimi, F., Behluli, A., Borisov, P., Atanasov, D., & Radev, T. (2019). Management effectivity of forests resources in heating, environmental protection and social awareness for forest of Kosovo. International Multidisciplinary Scientific GeoConference: SGEM, 19(3.2), https://doi.org/10.5593/sgem2019/3.2/S14.096 

Prof. Ass. Dr. Arbëresha Qerimi është një akademike me përvojë të gjerë në arsimin e lartë, kërkimin shkencor dhe projektet ndërkombëtare, e njohur për angazhimin e saj në menaxhimin akademik, zhvillimin e analizave kuantitative dhe kontributin në fushat e menaxhimit, motivimit dhe përputhjes ndërmjet arsimit dhe tregut të punës.