Prof. ass. dr.
Arta Hoti
Prof. Ass. Dr. Arta Hoti Arifaj ka lindur në Skenderaj, shkollimin fillor dhe të mesëm e përfundoi ne Prishtinë. Në vitin 2005, diplomoi në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës në drejtimin “Banka, Financa dhe Kontabilitet” (https://uni-pr.edu/). Në vitin 2010 përfundoi studimet posdiplomike në të njëjtin institucion në drejtimin “Banka, Financa dhe Kontabilitet”, ku fitoi titullin Magjistër i Shkencave Ekonomike (Mr.Sc). Në kuadër të zhvillimit profesional dhe angazhimeve akademike, në vitin 2015 realizoi një mobilitet gjashtëmujor për studime doktorale në kuadër të programit Erasmus Mundus në Ca’ Foscari University of Venice – Itali ku finalizoi pjesën hulumtuese te disertacionit. Më tej, në vitin 2018, mbrojti disertacionin e doktoraturës në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, me temën: “Impact of risk-based supervision on the level of non-performing loans in the banking system of Kosovo”, duke u nderuar me titullin Doktor i Shkencave Ekonomike në profilin Banka, Financa dhe Kontabilitet (https://uni-pr.edu).
Përvoja e saj profesionale ka filluar në sektorin bankar, konkretisht në Bankën për Biznes në Prishtinë, ku ka qenë e angazhuar nga viti 2005 deri në fillim të vitit 2016. Gjatë kësaj periudhe, ajo ka ushtruar një sërë pozicionesh kyçe në departamentin riskut, kredive dhe financave, duke filluar si analiste kredie, më pas si përgjegjëse për aprovimin monitorimin dhe kontrollen e kredive, si dhe mbikëqyrëse ne riskun e kredive. Përgjegjësitë e saj përfshinin vlerësimin financiar të klientëve, kontrollin e riskut kreditor dhe menaxhimin e vendimeve të Këshillit të Kredive për individë dhe biznese. Pas përvojës së konsoliduar në sektorin financiar, ajo vazhdoi karrierën e saj në arsimin e lartë, duke kontribuar fillimisht si asistente e angazhuar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës (2011–2017), e më pas si profesoreshë asistente në Kolegjin AAB që nga viti 2018, ku vazhdon të japë mësim në lëndë të fushës së bankave, financave dhe tregjeve ndërkombëtare.
Prof. Ass. Dr. Arta Hoti Arifaj është një akademike dhe eksperte e lartë në fushën e bankave, financave dhe kontabilitetit, me përvojë të gjerë si në sektorin bankar ashtu edhe në arsimin e lartë në Kosovë. Aktualisht mban pozitën e profesoreshës asistente në Fakultetin Ekonomik të Kolegjit AAB (www.kolegjiaab.com), ku është angazhuar me përkushtim në mësimdhënie, hulumtim shkencor dhe përgatitje të brezave të rinj të ekonomistëve. Ajo ka ndërtuar një profil të dalluar akademik përmes veprimtarisë së saj kërkimore, pjesëmarrjes në projekte ndërkombëtare dhe përkrahjes aktive të proceseve të akreditimit dhe reformës në arsimin e lartë në vend.
span style=”font-weight: 400;”>Përveç angazhimit të saj në mësimdhënie dhe hulumtim, ajo ka kontribuar në pozita të ndryshme mbështetëse brenda institucioneve universitare. Ka qenë koordinatore e provimeve pranuese ne Universitet, përgatitëse dhe përkthyese e dokumentacionit për akreditim të programeve në Fakultetin Ekonomik të UP-së, si dhe anëtare aktive në organizimin dhe zhvillimin e aktiviteteve akademike në Kolegjin AAB. Përkushtimi i saj profesional, integriteti akademik dhe qasja multidisiplinare e bëjnë atë një figurë me ndikim të rëndësishëm në fushën e arsimit të lartë dhe të sistemit financiar në Kosovë.
Prof. Hoti Arifaj ka një aktivitet të dendur akademik. Që nga viti akademik 2018/19 është pjesë e stafit të rregullt në Fakultetin Ekonomik të Kolegjit AAB, ku ligjëron lëndë në fushën e financave, bankave dhe kontabilitetit: Qeverisja e Korporatave, Makroekonomia II, Menaxhmenti Bankar, Auditimi Publik dhe të tjera.
Punimet shkencore dhe konferencat – Kontributi i saj në fushën e kërkimit shkencor përfshin një sërë publikimesh të indeksuara në revista ndërkombëtare të njohura si Elsevier, EBSCO, DOAJ dhe të tjera, ku ka trajtuar tema si ndikimi i rrezikut të kredisë në performancën e bankave, analiza e dividendëve, menaxhimi i kapitalit, qeverisja e korporatave, analizat financiare te korporateve dhe zbatimi i standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit e shume të tjera. Ajo ka prezantuar punime në konferenca ndërkombëtare në Greqi, Vjenë, Itali, Poloni, Shqipëri dhe rajon, duke afirmuar profesionalizmin dhe kontributin e saj në komunitetin akademik ndërkombëtar.
Publikime në revista ndërkombëtare të indeksuara:
- Hoti, A., Berisha, V., Morina, F., & Avdyli, E. (2023). Exploring the impact of cash flow, company size, and debt on financial performance in corporations. Investment Management and Financial Innovations, 20(3). Link
https://www.businessperspectives.org/index.php/journals/investment-management-and-financial-innovations/issue-436/exploring-the-impact-of-cash-flow-company-size-and-debt-on-financial-performance-in-corporations
- Hoti Arifaj, A., & Haliti Baruti, B. (2023). The effect of credit risk on the financial performance of commercial banks in Balkan countries. Journal of Governance & Regulation, 4(3). Link
https://virtusinterpress.org/The-effect-of-credit-risk-on-the-financial-performance-of-commercial-banks-in-Balkan-countries.html
- Hoti, A., Alshiqi, S., & Livoreka, B. (2014). Performance of foreign banks operating in Kosovo – ProCredit Bank Kosovo, Raiffeisen Bank Kosovo & NLB Prishtina. Academic Journal of Interdisciplinary Studies, 3(2). Link
https://www.mcser.org/index.php
https://www.richtmann.org/journal/index.php/ajis/index
- Livoreka, B., Hetemi, A., Shala, A., Hoti, A., & Asllanaj, R. (2014). Theories on dividend policy – empirical research in joint stock companies in Kosovo. Procedia Economics and Finance, 14, 387–396. Link
https://www.sciencedirect.com/science/article/pii/S2212567114007278#
- Maloku, E., Hoti, A., Livoreka, B., & Alshiqi, S. (2014). Importance of the application of international accounting standards in Kosovo businesses. Journal of Knowledge Management, Economics and Information Technology, 4(2). [EBSCO, DOAJ]
- Livoreka, B., & Hoti, A. (2015). Determinants of dividend policy in Kosovo banking industry. Acta Universitatis Danubius. Œconomica, 11(4). Link
Determinants of Dividend Policy in Kosovo Banking Industry | Livoreka | Acta Universitatis Danubius. Œconomica (univ-danubius.ro)
- Luboteni, G., & Hoti Arifaj, A. (2017). The impact of global financial crisis on the level of non-performing loans in commercial banks in Kosovo. Współczesne Problemy Ekonomiczne, 1. Link
https://wnus.edu.pl/wpe/file/article/view/7672.pdf
- Dalloshi, P., Misini, Sh., & Hoti Arifaj, A. (2020). Analyzing business environment – Power outages as an obstacle for firms. Thesis, 9(2). Link
Thesis journal
ttps://hrcak.srce.hr/250895
- Ahmeti, S., Hoti, A., & Alshiqi, S. (2014). Analysis of financial performance in the banking system in Kosovo – the period 2006–2012. Journal of Knowledge Management, Economics and Information Technology, 4(2). Link
https://www.scientificpapers.org/wp-content/files/1438_Ahmeti_Hoti_Sevdie-Analysis_of_financial_performance_in_the_Banking_System_in_Kosovo.pdf
- Hoti, A., & Maloku, E. (2014). Similarities between the Asian crisis, the European sovereign debt crisis, the American crisis and the Latin American crisis. Albanian Social Economic Magazine, 1(20).
Albanian Social Economic Magazine
- Prenaj, V., Ismaili, H., & Hoti, A. (2012). Influence of economic zones to attract investors. International Journal of Interdisciplinary Research, 1(2).
International Journal of interdisc plinary Research, ESARA, SIPARUNTON
- Livoreka, B., Hoti, A., & Dragoshi, G. (2016). Fiscal framework and medium-term development strategy in Kosovo. In A Human Being in Space and Time: Law and Economic Aspects – Case of Albania and Kosovo. Vol. III. [ISBN: 978-83-7729-314-0]
https://www.researchgate.net/
www.km.com.pl
- Hoti, A., & Berisha Hoti, Xh. (2013). Analysis of the liquidity performance of commercial banks in Kosovo (2006–2012). Albanian Social Economic Magazine, 4(77).
Albanian Social Economic Magazine
- Livoreka, B., Hoti, A., Gashi, N., & Berisha, Xh. (2015). The role of the law on banks in capital indicators in Kosovo banking sector. In A Human Being in Space and Time: Law and Economic Aspects – Case of Albania and Kosovo, Vol. II. [ISBN: 978-83-7729-293-8]
https://www.km.com.pl
Botime dhe tekste akademike:
- Hoti Arifaj, A. (2021). Impact of risk-based supervision on the level of non-performing credits in the Kosovo banking system. Monografi. Botues: Artini, Prishtinë. ISBN: 978-9951-28-021-1
- Livoreka, B., & Hoti Arifaj, A. (2015). The Accounting Game. Përkthim i tekstit mësimor nga Darrell Mullis & Judith Orloff. Prishtinë.
- Hoti Arifaj, A., & Livoreka, B. (2020). Corporate Governance. Përkthim i tekstit të OECD. Prishtinë.
- Hoti Arifaj, A., & Livoreka, B. (2019). Accounting – Lectures and Exercises. Tekst për përdorim të brendshëm, në gjuhën angleze. Prishtinë.
- Livoreka, B., & Hoti Arifaj, A. (2015). Management Accounting – Lectures and Exercises. Tekst për përdorim të brendshëm. Prishtinë.
- Hoti Arifaj, A., & Livoreka, B. (2019). Corporate Finance II – Lectures and Exercises. Tekst për studime master. Prishtinë.
Konferenca dhe prezantime shkencore të përzgjedhura:
- Hoti, A. (2018). Impact of non-performing loans on lending and capital: A study in commercial banks in Kosovo. Prezantim në sesion plenar në konferencën ndërkombëtare 16th NETTIES Conference, Corfu, Greqi. Link
- Hoti, A. (2015). Performance evaluation of commercial banks in Kosovo (2006–2012). Konferencë shkencore ndërkombëtare: A Human Being in Space and Time, Universiteti i Lodzit, Poloni.
- Hoti, A. (2014). Dividend policies, their role in businesses in Kosovo. ICOAE – International Conference on Applied Economics, Kretë, Greqi.
- Hoti, A. (2015). The role of the law on banks in capital indicators in Kosovo banking sector. Konferencë ndërdisiplinore ndërkombëtare, Universiteti i Lodzit, Poloni.
- Hoti, A. (2016). Taxation and economic development. Konferencë ndërkombëtare, SHLUJ Luarasi & University of Lodz, Tiranë, Shqipëri.
- Hoti, A. (2018). Financial analysis of the banking sector. Konferencë ndërkombëtare, ALB Science, Prishtinë.
- Berisha, V., Shala, A., & Hoti, A. (2014). The importance of risk management. Konferenca e 6-të shkencore ndërkombëtare, Ulqin, Mal i Zi.