Dr. Avdyl Sh. Pacolli – Specialist i Mjekësisë Familjare / Specialist i Mjekësisë së Punës
Dr. Avdyl Sh. Pacolli ka lindur më 11.01.1975 në fshatin Marec, Komuna e Prishtinës, me vendbanim të përhershëm në fshatin Hajvali, Komuna e Prishtinës. Është i lindur nga dy prindër të cilët tërë jetën e tyre ia kanë kushtuar arsimimit dhe edukimit të tij.
Ka përfunduar arsimin fillor në Shkollën Fillore “Shkëndija” në Hajvali gjatë viteve shkollore 1982/83 – 1989/90. Arsimin e mesëm e ka përfunduar në SH.M. të Mjekësisë “Dr. Ali Sokoli” në Prishtinë, në drejtimin Infermieri e Përgjithshme, nga 1 shtator 1990 deri më 15 qershor 1994.
Në vitin shkollor 1994/1995 është regjistruar në Universitetin e Prishtinës në FSHMN – drejtimi Biologji, ku ka përfunduar dy vite studimi. Më pas, në vitin 1996/97, është regjistruar në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës – drejtimi Mjekësi e Përgjithshme, të cilin e ka përfunduar në vitin 2006 dhe është kualifikuar me titullin Doktor i Mjekësisë së Përgjithshme.
Ka vazhduar studimet postdiplomike në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, në Qendrën Kryesore të Zhvillimit të Mjekësisë Familjare (QZHMKF) – drejtimi Mjekësi Familjare, në periudhën 2011–2014.
1999–2006: Ka punuar në QKUK, Klinika e Kirurgjisë – Reparti i Neurokirurgjisë në pozitën e infermierit të përgjithshëm.
01.06.2006 – 31.10.2008: Mjek i praktikës së përgjithshme në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr. Vezir Bajrami” në Shtime, në shërbimin e Urgjencës dhe Reanimacionit.
Nga 01.11.2008 e deri më sot: I punësuar në Qendrën e Mjekësisë Urgjente në Prishtinë, ku vazhdon të ushtrojë detyrën e mjekut.
Gjatë periudhës nga 01.11.2008 e deri më tani, ka mbajtur pozita të ndryshme udhëheqëse në këtë institucion, si: përgjegjës ekipi, përgjegjës njësie dhe drejtor.
Ka shërbyer si Ushtrues Detyre i Drejtorit të QMU-së nga data 24.05.2014 deri më 15.03.2016.
Më 27.03.2015, ka mbrojtur titullin Specialist i Mjekësisë Familjare dhe nga ajo kohë ka kontratë të përhershme pune si specialist në QMU-Prishtinë.
Në periudhën 2020–2022 ka përfunduar Masterin në Menaxhim Shëndetësor në Kolegjin AAB.
Nga viti 2016 deri në vitin 2020 ka qenë UD Drejtor i QMU-së në Prishtinë, ndërsa nga viti 2020 e deri më tani, i zgjedhur me konkurs publik, vazhdon të mbajë pozitën e Drejtorit të QMU-së në Prishtinë.
Në vitin 2011 ka filluar punën si mjek i siguruesit në Departamentin Shëndetësor të kompanisë KS-SIGURIA, si ekspert për vlerësimin e dëmeve shëndetësore, ku ka punuar deri më 2015.
Nga viti 2016, me kontratë me kohë të caktuar, është angazhuar në kompaninë EUROSIG, në Departamentin Shëndetësor dhe për dëmet jo-materiale, si ekspert për vlerësimin e dëmeve shëndetësore dhe jo-materiale.
Që nga viti 2018 është Censor i kompanisë EUROSIG dhe bën vlerësimin e dëmeve jo-materiale si TPL dhe TPL+.
Gjithashtu bën:
Vlerësimin dhe përcaktimin e shkallës së lëndimeve trupore;
Shkallën e dëmtimeve dhe zvogëlimin e aktivitetit punues (aftësisë punuese të mbetur);
Përcaktimin e Zvogëlimit të Aktivitetit të Përhershëm Jetësor (ZAPJ);
Përcaktimin e lëndimeve të lehta dhe të rënda trupore;
Përcaktimin e shkallës së dëmtimeve trupore.
Që nga viti 2019, Dr. Pacolli është ligjërues në Kolegjin AAB në drejtimin Bachelor të Shkencave Infermierore, ku vazhdon të ligjërojë me cilësinë e profesorit.
Është ekspert gjyqësor i çertifikuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës më 6 prill 2023 dhe është i licencuar si ekspert gjyqësor – specialist i Mjekësisë Familjare, me nr. 648/23. Kryen ekspertiza mjeko-ligjore sipas kërkesave të gjykatave në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
Në vitin 2020, në konkursin publik nga MSH pranë SHSKUK-QKUK-QKMP-Gjakovë, ka fituar të drejtën për të specializuar në Lëmin e Mjekësisë së Punës.
Nga data 23.10.2020 deri më 26.12.2024, ka përfunduar edukimin specialistik në këtë fushë, nën udhëheqjen e Prof. Assoc. Dr. Ismet Bajraktari, në:
SHSKUK – QKUK
IMP – Obiliq
Qendra Kombëtare e Mjekësisë së Punës – Gjakovë
Fokusi i tij në këtë fushë përfshin:
Vlerësimin dhe menaxhimin e rreziqeve shëndetësore në vendin e punës;
Vlerësimin e faktorëve të rrezikut;
Orientimin dhe selektimin;
Përdorimin e qasjeve sistematike për promovimin e mirëqenies dhe sigurisë së punonjësve;
Përcaktimin e aftësisë punuese të mbetur.
Një pjesë të stazhit në Mjekësinë e Punës e ka përfunduar me sukses në vitin 2024 në HZJZ – Shërbimi për Mjekësinë e Punës, në Zagreb, Kroaci, ku ka përvetësuar praktika të avancuara në kujdesin për punonjësit dhe menaxhimin e shëndetit në vendin e punës.
BLS – Provider
ACLS – Provider
ITLS – Provider
Gjuhët: Shqip, Anglisht dhe Kroatisht
Njohuri në programe kompjuterike:
MS Office XP 2003/2007
MS Word dhe MS Excel
Dr. Avdyl Pacolli është i martuar me Dr. Spec. Teuta A. Gecaj, specialiste e protetikës stomatologjike. Është prind i dy fëmijëve: Mal Pacolli (12 vjeç) dhe Era Pacolli (9 vjeçe). Jeton në Hajvali dhe Prishtinë.
Email:
Tel: +383 44 258 052