Dr.sc. Basri Sadriu ka lindur me 13 Tetor 1966 në Shtime, ku përfundoi shkollimin fillor dhe atë të mesëm. Në vitin 1991, diplomoi në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës. Ndërsa, në vitin 2013 përfundoi studimet në nivelin Master në Kolegjin Globus me temën “Sistemi tatimor i Kosovës dhe ndikimi i tij në zhvillimin ekonomik”, këdhtu duke fituar titullin Magjistër i Shkencave Ekonomike (Mr.Sc). Më tej, në vitin 2020, mbrojti disertacionin e doktoraturës në Universitetin Ndërkombëtarë të Strugës, me temën: “Historiku i sistemit tatimor të Kosovës, nocioni, llojet e tatimeve, roli i tyre në buxhetin e Kosovës për periudhën 2000-2018”, duke u nderuar me titullin Doktor i Shkencave Ekonomike.
Përvoja e tij profesionale fillon si mësimëdhënës në shkollën e mesme të Ekonomisë në Ferizaj përgjatë viteve 1992-1993. Ndërsa, përvoja e tij profesionale mbështet më së shumti në një karrierë të gjatë dhe me pozita udhëheqëse në Administratën Tatimore të Kosovës, duke filluar nga viti 2000, e deri më tani. Po ashtu, ai kishte pëvojë edhe në pozita ekzekutive, ku përgjatë viteve 2012-2013, ai ishte pjesë e Bankës Ekonomike, në pozitën e anëtarit të Bordit Drejtues per qështje tatimore.
Dr.sc. Basri Sadriu është një akademik dhe udhëheqës me përvojë të gjerë në pozita udhëheqëse dhe ekzekutive në sektorët publik, privat dhe akademik në Kosovë. Që nga viti a 2017, është pjesë e stafit në Kolegjin AAB ku ka ligjëruar lëndët të fushës së menaxhmentit dhe ekonomisë si: Integrimet ekonomike Europiane, Ndërmarrësia & NVM, E drejta biznesore, si dhe Hyrja ne ekonomi:
Punimet shkencore dhe konferencat – Kontributi i tij në shkencë përfshin pjesëmarrje në konferenca dhe publikime, si më poshtë:
“The realization of research based on the fiscal package and its impact on the country’s economy” – “X-th International scientific conference” in Ulcinj, Montenegro: 06-07.04.2018
“History of Tax Administration of Kosovo and impact on Kosovo consolidated budget” – “2nd Internation conference – The economic sustainability of Balkan countries and the Euro-integration challenges”: 26.05.2018
“Impact of factories on the level of salary – case study Republic of Kosovo” – International University of Struga: Nëntor, 2019
“Impact of public debt on economic growth – case study: the crisis in Greece” – International University of Struga: Nëntor, 2019