I lindur në Përlepnicë, Gjilan, më 25 shkurt 1967, nga Atullah dhe Salihe. I martuar me Florije Kçiku (tani Sylejmani) dhe ka tre fëmijë – dy vajza dhe një djalë.
Shkollën fillore e ka përfunduar në Gjilan në vitin shkollor 1980/81, dhe shkollën e mesme në QAMO dhe shkollën teknike “Dragi Popoviq” në Gjilan, në drejtimin Elektro-Automatikë, në vitin 1984/85.
Që në moshë të re ishte futbollist aktiv, duke luajtur për ekipin e juniorëve të K.F. Crvena Zvezda në Gjilan. Shërbimin ushtarak e kreu në vitin 1985/86, ku mori pjesë në aktivitete të ndryshme sportive dhe u dallua si futbollist.
Në vitin akademik 1986/87 u regjistrua në programin Matematikë–Fizikë në SHLP Gjilan, por e ndërpreu për të ndjekur karrierën në futboll. Po atë vit luajti për K.F. Bashkimi (Koretin), për një periudhë të shkurtër për K.F. Tekstili, dhe më pas iu bashkua K.F. Drita, ku luajti nga viti 1988/89 deri në vitin 1995. Më vonë u bë pjesë e gjeneratës së parë të lojtarëve të K.F. Gjilani, ku qëndroi deri në vitin 2000.
Përvoja Profesionale dhe Kualifikimet
Kolegji AAB (https://aab-edu.net/fakultetet/kulture-fizike-dhe-sport/):
Profesor i Asociuar i Futbollit, Fakulteti i Kulturës Fizike dhe Sportit, Kolegji AAB (2023–në vazhdim)
Profesor Asistent i Futbollit (2017–2023)
Doktor i Shkencës (Dr. Sci.) në Futboll (2016–2017)
Universiteti i Prishtinës
Ligjërues i lëndës “Rehabilitimi dhe Lëndimet Sportive” (niveli Master), 2022–2023
Shkolla e Mesme Ekonomike “Marin Barleti”, Gjilan
Mësimdhënës (1999–në vazhdim)
Kolegji “Don Bosko”, Gjilan
Ligjërues (2014–2025)
Arsimi
Doktoraturë në Futboll, Universiteti i Sarajevës – Fakulteti i Kulturës Fizike dhe Sportit (I regjistruar: 11 janar 2011 – Diplomuar: 15 dhjetor 2014). Tema: “Analizë taksonomike e aftësive morfologjike, motorike bazike, konative dhe motorike situacionale dhe ndikimi i tyre në suksesin e futbollistëve kadetë”.
Magjistër në Edukatë Fizike dhe Sport, Universiteti i Prishtinës (Diplomuar: 8 qershor 2009). Tema: “Ndikimi i aftësive antropometrike dhe motorike në suksesin shkollor të të rinjve 16-vjeçarë”.
Bachelor në Edukatë Fizike, Universiteti i Prishtinës (Diplomuar: 29 dhjetor 1995). Tema: “Program trajnimi për Shkollën e Futbollit për moshën 13-vjeçare”.
Lëndët që Ligjëron
Fakulteti i Kulturës Fizike dhe Sportit – Kolegji AAB
Niveli Bachelor:
Futboll
Metodologji Kërkimore me Statistika
Menaxhim dhe Marketing Sportiv
Badminton
Niveli Master:
Strategji Udhëheqëse në Sportet Ekipore (Futboll)
Aspektet e Avancuara të Didaktikës me Praktikë Shkollore
Projekte Kërkimore Konkurruese
Let’s PLAY Maths – Projekt Erasmus+ (2025–2027). Anëtar i ekipit të projektit për vlerësimin e lojërave sportive në procesin e të nxënit të matematikës për fëmijët e moshës 6–9 vjeç.
Role të Mëparshme Akademike
Koordinator i Programit Master në Edukatë Fizike dhe Sport, Kolegji AAB (2017–2021; 2025–në vazhdim)
Mbi 40 mentorime të temave të magjistraturës në fushën e futbollit dhe shkencave të sportit
Aktivitete Trajnuese dhe Trajneri
Trajner i licencuar për badminton – Niveli 1 (BWF), Korçë, Shqipëri (2019)
Trajner i klubit të badmintonit “Don Bosko”, Gjilan (2019–në vazhdim)
Trajner i ekipeve të reja të SC Gjilani (2002)
Përfaqësues i shkollës “Zenel Hajdini” (vajzat) në Kampionatin Botëror të Shkollave në Poreç, Kroaci (2016)
Anëtarësi dhe Nderime
Sekretar i Përgjithshëm, Federata e Badmintonit të Kosovës (2018–në vazhdim)
Themelues i Federatës së Badmintonit dhe klubit “Don Bosko”, Gjilan
Anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Komitetit Olimpik të Kosovës (2025–në vazhdim)
Kryetar i Shoqatës së Pedagogëve të Edukatës Fizike dhe Sportit (2009–2020)
Aftësi dhe Gjuhë
Aftësi Digjitale:
ECDL – Njohuri të avancuara në: Windows, Word, Excel, PowerPoint, Access, Internet Explorer, Outlook
Gjuhë:
Shqip – amtare
Anglisht – rrjedhshëm
Serbo-Kroatisht – rrjedhshëm
Boshnjakisht – rrjedhshëm
Publikime Shkencore të Përzgjedhura
Ka publikuar mbi 20 punime në revista dhe konferenca ndërkombëtare në fushat e mëposhtme:
Analizë strukturore e aftësive motorike
Ndikimi i aktivitetit fizik në shëndet dhe zhvillim
Krahasime antropometrike dhe biomekanike
Studime zhvillimore për sportet ekipore dhe individuale
Vlerësimi i performancës motorike te të rinjtë dhe kadetët në futboll
Për listën e plotë vizitoni: Google Scholar – Blerim Sylejmani
Pjesëmarrje në Konferenca Ndërkombëtare
Ka qenë pjesëmarrës aktiv dhe organizator në shumë konferenca shkencore, si:
Konferenca Ballkanike e Sportit (Tetovë, 2023, 2024, 2025)
Konferenca Ndërkombëtare për Inteligjencën Artificiale – AAB, Prishtinë, 2025
Konferenca Botërore për Trajnerët (BWF), Kopenhagë, 2023
Konferenca për Transformimet Shoqërore nga COVID-19 – AAB, 2020
Konferenca Shkencore për Edukatë Fizike – UP & Universiteti i Sportit të Tiranës, 2021
Seminare dhe Trajnime Profesionale
Seminar për Metodologjinë e Mësimdhënies për Shkollat Profesionale (2004)
Seminari “Udhëheqësia në Sport” (2013)
Seminari për Trajnerë të Badmintonit – “Shuttle Time”, Ukrainë (2021)
Seminari për Administrimin e Organizatave Sportive – Kroaci (2021)
Seminari “Përdorimi i SPSS për Analizë të të Dhënave” – QAPI, Prishtinë (2025)