Prof. Ass. Dr. Blerta Haliti Baruti ka lindur më 17 tetor 1988 në Prishtinë, shkollimin fillor dhe të mesëm përfundoi në Mitrovicë. Në vitin 2010, diplomoi në Fakultetin Ekonomik të Kolegjit AAB (www.aab-edu.net) në Prishtinë drejtimin “Banka dhe Financa dhe Kontabilitet. Ndërsa, në vitin 2012 përfundoi studimet posdiplomike në të njëjtin institucion në drejtimin “Tregjet Financiare dhe Bankat”, ku fitoi titullin Master i Arteve (MA). Më tej, në vitin 2021, mbrojti disertacionin e doktoraturës në Universitetin American Collage Skopje, me temën: “Insurance Sector Development And Its Effect On The Financial Markets In Developing Countries: The Case Of Kosovo”, duke u nderuar me titullin Doktor i Shkencave Ekonomike, profili në Ekonomiks (www.uacs.edu.mk).
Përvoja profesionale në sektorin e sigurimeve ka filluar në janar 2012 në Byronë Kosovare të Sigurimit (vvu.ab6.mytemp.website/bks/), fillimisht në pozitën e Likuidatores në Departamentin e Financave. Në këtë rol, ajo ishte përgjegjëse për përgatitjen dhe regjistrimin e urdhrave të pagesës nga arka, likuidimin dhe justifikimin e urdhrave të udhëtimit, administrimin e kasës, si dhe kryerjen e detyrave të tjera financiare dhe administrative. Nga qershori i vitit 2012 deri në dhjetor 2020, ajo ushtroi detyrën e Zyrtares së Lartë në Departamentin e Kartonit të Gjelbër, ku mbante përgjegjësi të gjera operative dhe financiare. Ajo ka koordinuar dhe mirëmbajtur korrespondencën me partnerët ndërkombëtarë, përgatitur njoftime dhe komunikime zyrtare lidhur me aksidentet që ndodhin në territorin e Republikës së Kosovës dhe përfshijnë automjete të regjistruara jashtë vendit. Në kuadër të përgjegjësive të saj, ajo ka mbikëqyrur gjithashtu verifikimin dhe procesimin e kërkesave për pagesa dhe rimbursime financiare në kuadër të sistemit të Kartonit të Gjelbër, duke siguruar saktësinë, transparencën dhe pajtueshmërinë me rregullat ndërkombëtare të marrëveshjes multilaterale.
Prof. Ass. Dr. Blerta Haliti Baruti është një akademike dhe menaxhere e lartë me përvojë të gjerë në sektorët privat dhe jopublik. Aktualisht, ajo ushtron funksionin e Menaxheres Financiare në biznesin familjar “Baruti Group”, si dhe është e angazhuar si monitoruese e një projekti ndërkombëtar në kuadër të organizatës joqeveritare Community Building Mitrovica (CBM) (www.cbmitrovica.org). Projekti realizohet në bashkëpunim me Institucionin e Universitetit Ndërkombëtar të Menaxhimit në Mbretërinë e Bashkuar dhe Organizatën Ndërkombëtare të Komuniteteve (ICO), një OJQ me bazë në Londër dhe Vjenë, e cila gëzon status të veçantë konsultativ pranë Kombeve të Bashkuara (www.managementinternational.org.uk).
Prof. Blerta është akademike dhe eksperte me përvojë të thelluar në fushën e ekonomisë, menaxhimit dhe financave, si në sektorin e arsimit të lartë, ashtu edhe në sektorët privat dhe jopublik. Që nga viti akademik 2019/2020 është pjesë e stafit të rregullt akademik në Kolegjin AAB, ku ligjëron lëndë si: E-Business, Mikroekonomi, Makroekonomi I dhe II, Qeverisje Korporative, Integrimet Ekonomike Evropiane, Menaxhim, Sistemet e Informacionit në Menaxhim, dhe Menaxhimi Bankar, në nivelin Bachelor dhe Master. Prej vitit 2024, është angazhuar edhe si profesoreshë në programin e Menaxhimit të Shëndetësisë në të njëjtin institucion.
Punimet shkencore dhe konferencat – Kontributi i tij në shkencë përfshin një sërë publikimesh në revista të indeksuara si SCOPUS dhe Google schoolar. Ndër veprat e tij më të njohura përfshihen:
Bajrami, S. M., Baruti, B. H., & Hoti, A. H. (2025). Utilising artificial intelligence in digital marketing strategy: Opportunities and challenges for marketers. Corporate & Business Strategy Review, 6(2), 130–136. https://doi.org/10.22495/cbsrv6i2art13
Arifaj, A. H., Rexhepi, I., & Haliti Baruti, B. (2024, December). The impact of corporate governance and share capital structure on corporate social responsibility. Scientific Bulletin of Mukachevo State University. Series “Economics”, 11(4), 68–80. https://doi.org/10.52566/msu-econ4.2024.68
Baruti, B. H., Nallbani, S., & Gashi, R. (2024). Global financial turmoil: Examining its risks and ripple effect on financial systems. Risk Governance and Control: Financial Markets & Institutions, 14(3), 122–133. https://doi.org/10.22495/rgcv14i3p12
Hoti, B., & Baruti, B. (2023). An investigation into the influence of non-performing loans on lending and capital: A case study of commercial banks in Kosovo. Review of Economics and Finance, 21, 1816–1821. https://refpress.org/ref-vol21-a197/
Arifaj, A., & Baruti, B. (2023). The effect of credit risk on the financial performance of commercial banks in Balkan countries. Corporate & Business Strategy Review, 4(3), 18–25. https://doi.org/10.22495/cbsrv4i3art2
Baruti, B. H. (2022). The dynamics of insurance sector development and economic growth. Corporate Governance and Organizational Behavior Review, 6(4), 28–42. https://doi.org/10.22495/cgobrv6i4p3
Baruti, B. H. (2022). The impact of the insurance market on economic growth: Evidence from developing countries. Corporate & Business Strategy Review, 3(1), 105–123. https://doi.org/10.22495/cbsrv3i1art10
Baruti, B. (2020). Development of the life insurance market in Kosovo. European Journal of Economics, Law and Social Sciences, 4(1), 188–198. https://iipccl.org/wp-content/uploads/2020/01/Pages-from-188-198.pdf
Baruti, B. (2021). The impact of COVID-19 lockdowns on Western Balkan’s economy. Journal of Economics, Finance and Management Studies, 4(9), 1711–1716. https://doi.org/10.47191/jefms/v4-i9-15
Baruti, B. (2020). Insurance sector development and its effect on the financial markets in developing countries: The case of Kosovo. European Journal of Business and Management Research, 5(2). http://dx.doi.org/10.24018/ejbmr.2020.5.1.217
Baruti, B. (2016). Global economic crisis and its reflection in Kosovo financial system. Academic Journal of Interdisciplinary Studies, 5(3). https://doi.org/10.5901/ajis.2016.v5n3p163
Baruti, B. (2019). Examination of major factors affecting exchange rate in Albania and its influence on inflation and real economy (Period 2004–2014). Academic Journal of Business, Administration, Law and Social Sciences, 5(1). https://doi.org/10.13140/RG.2.2.15892.76161
Baruti, B. (2015). Complex adaptive leadership: The case of a mining conglomerate under reorganization process and the role of leader. European Journal of Social Sciences Education and Research, 2(4), 444–450. https://doi.org/10.26417/ejser.v5i1.p444-450
Ka marrë pjesë aktive në konferenca shkencore vendore dhe ndërkombëtare, me prezantime që trajtojnë tematika si ndikimi i pandemisë në ekonominë e Kosovës, remitancat, politikat fiskale dhe stabiliteti ekonomik. Prezantimet janë realizuar në konferenca të njohura ndërkombëtare si Twelfth International Conference on Education and Social Sciences, XXII International Balkan and Near Eastern Congresses Series on Economics, Business and Management, dhe 10th International European Conference on Interdisciplinary Scientific Research, duke sjellë qasje analitike dhe empirike mbi sfidat ekonomike në kontekstin rajonal dhe global.
Prof. Haliti Baruti është e martuar, nënë e tre fëmijëve dhe jeton në Prishtinë. Ajo ka ndërtuar një profil profesional gjithëpërfshirës përmes përvojës në menaxhim financiar, angazhimit në arsimin e lartë dhe pjesëmarrjes në projekte dhe konferenca ndërkombëtare. Mbetet e përkushtuar ndaj zhvillimit të mëtejshëm profesional, përçimit të dijes në fushën e ekonomisë dhe kontributit në diskutimet akademike që lidhen me zhvillimin ekonomik dhe sfidat sociale.