Burbuqe Berisha

Studimet themelore dhe master i ka përfunduar në Fakultetin e Arteve, dega Regji e Filmit në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, në Prishtinë.

Ka krijuar një numër të konsiderueshëm të filmave memetrazh të shkurtër, si dhe dokumentarë, seriale televizive,shfaqje teatrore dhe është fituese e disa shpërblimeve në festivale të filmit dhe teatrit me karakter ndërkombëtar.

Për një vit e gjysmë ka punuar si menaxhere në Kino ABC në Prishtinë, për katër vite si producente në KosovaFilm, po ashtu për katër vite me radhë si drejtoreshë e Përgjithshme e Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe anëtare e Këshillit Drejtues të QKK-së, si dhe të Ansamblit “Shota”. Në shumë festivale filmash ka qenë anëtare e jurive profesionale me karakter ndërkombëtar.

Aktualisht është u.d. dekane e Fakultetit të Komunikimit Masiv dhe Gazetarisë në Kolegjin AAB, drejtoreshë e AAB Teatrit “Faruk Begolli”, si dhe anëtare e Këshillit Drejtues të Teatrit Profesionist të Gjakovës.

Ligjëron lëndët:

Film dokumetar

Praktikë e profilizuar

Regji televizive

INSTITUTI AAB
APLIKO