Dr.Curr Gjocaj, me profesion Mjekë Specialist Obstetër Gjinekolog, dhe magjister i shkencave në këtë lemi, ka lindur me 08 tetor 1969 në fshatin Baballoç të Komunes se Deçanit. Aktualisht jeon dhe punon në Prishtinë, Republika e Kosovës. Ligjëron (Profesor jo i rregullt), në Kolegjin AAB
Email: curr.gjocaj@aab-edu
Dr. Curr Gjocaj ka ndjekur arsimin fillor në Shkollën Fillore “Drita” në fshatin Gramoqel, Komuna e Deçanit, ndërsa arsimin e mesëm në Gjimnazin “Vëllezërit Frashëri” në Deçan. Në vitin 1995 përfundoi studimet universitare në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Tiranës, ku fitoi titullin Mjek i Përgjithshëm””. Ky titull u nostrifikua në Kosovë si “Doktor i Mjekësisë. Në vitin 2003 përfundoi me sukses specializimin në Obstetrikë dhe Gjinekologji dhe mori titullin Obsteter-Gjinekolog në po të njëjtin fakultet. Në vitin 2004, mbrojti me sukses tezen me temen “Menyra e lindjes dhe rezultatet parnatale në lindjet me paraqitje podalike” dhe fitoi titullin Master Profesional në Shkenca Mjekësore në Drejtimin Obstetrikë dhe Gjinekologji në Departamentin e Obstetrikës dhe Gjinekologjisë, Universiteti i Tiranës. Te gjitha diplomat e fituar jashtë vendi, janë të nostrifikuar pran isntitucioneve ne Republiken e Kosoves sipas legjislacionit në fuqi.
Dr. Gjocaj ka një përvojë të gjerë në sistemin shëndetësor të Kosovës, duke përfshirë pozita të shumta si mjek, drejtues institucional dhe ligjërues: 2003–2006 si Mjek specialist obstetër-gjinekolog në QKMF Lipjan; 2006–2008 si Inspektor i lartë shëndetësor në Ministrinë e Shëndetësisë (MSh); 2008–2014 ishte Drejtor i Departamentit të Shërbimeve Shëndetësore në MSh; nga viti 2014–2017: ishte Drejtori i parë i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK); 2017–2023 punoi si mjeku specialist Obsteter-Gjinekolog në Klinikën Obstetrike dhe Gjinekologjike (KOGJ) në QKUK’ Nga 01 qeshori 2023 e tutje punon si Shef i Repartit për Ambulancat Specialistike dhe Ambulancat e Pranimit në KOGJ – QKUK.
Pozita dhe angazhime të tjera profesionale qe vlen për ti permendur janë edhe: 2008–2014, angazhim sekondar si mjek specialist në kujdestari në Spitalin e Përgjithshëm në Ferizaj; Nga viti 2011–2013 punoj si Mjek Specialist në Institicionin Private shëndetësore, Ambulance Specialistike “Shendi-1” me seli në Prishtinë dhe nga viti 2019 e në vazhdim si Mjek specialist në Poliklinikën “Shendi-1” e me pas e njeja si Ambilancë Specialistike me seli në Fushë Kosovë.
Dr. Curr Gjocaj ka kontribuar në fushën e arsimit të lartë si ligjërues në disa institucione të njohura arsimore në Kosovë si: 2007–2010 në Kolegjin “Universum” si pedagogë në lenden e Anatomia e njeriut dhe Edukimi Shëndetësor; Nga viti 2014–2018 punoj si Profesor në Kolegjin “Universi” ku ligjeroj lëndet si: Obstetrikë, Gjinekologji, Shëndet Riprodhues dhe Planifikim Familjar; Nga viti 2015–2019 ishte profesor i angazhuar në KSHM “Rezonanca” për lënden e Obstetrikës dhe Gjinekologjisë. Nga viti 2019 e në vazhdim punon si profesor i angazhuar (jo i rregullt) pranë Kolegjit “AAB” ku ka ligjeruar disa lëndë e vitete e fundit ligjeron vetem lënden”Infermieria për Shëndetin e Gruas, Gjinekologji dhe Obstetrikë”
Dr.Gjocaj, ka marrë pjesë në të gjitha kongreset zyrtare të organizuara nga Oda e Mjekëve të Kosovës (OMK), ato të organizuar nga Shoqata e Obsteter dhe Gjinekologëve të Kosovës (SHOGJK), në të gjitha kongreset e organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës (KKK) dhe me dhjetra kongrese, konferenca, seminare e tryeza të organizuar nga Shoqatat e ndryshme profesionale apo institucione të tjera publike, qeveritare apo private.Në shumicen e tyre Dr.Gjocaj, ka kontribuar me prezantime dhe diskutime substanciale e shkencore në fushën e obstetrikës, gjinekologjisë, bioetikës apo tematika specifike me interes profesional e public.