PhD. Candidat.

Diba Celina

PhD. Diba Celina Baymak ka lindur më 3 tetor 1990 në Prizren, ku kreu arsimin fillor dhe të mesëm. Në vitin 2014, diplomoi në Universitetin “Anadolu” në Eskişehir, në drejtimin Fashion Design. Në vitin 2016 përfundoi studimet pasuniversitare në Universitetin “Hasan Prishtina” në drejtimin Skenografi dhe Kostumografi, ku fitoi titullin Magjistër i Shkencave (Mr.Sc.).

Në vitin 2018, filloi studimet e doktoratës në drejtimin Studime Folklorike, pranë Institutit të Folklorit – JNU, në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, ku aktualisht është në proces të përfundimit dhe mbrojtjes së disertacionit të saj.

Përvoja Profesionale
Karriera e saj profesionale filloi në Stamboll, ku punoi me dizajnerin e njohur të modës Erol Albayrak, prej të cilit përfitoi përvojë të vlefshme në fushën e modës. Më pas, vazhdoi punën si dizajnere e brendit në kompaninë ndërkombëtare LC Waikiki, ku puna dhe përkushtimi i saj janë vlerësuar shumë.

Pas kësaj eksperience, realizoi ëndrrën për të hapur një markë të vetën në Kosovë, duke themeluar brandin “Diba Celina”
🌐 www.dibacelina.com

Që nga viti 2017, është pjesë e stafit akademik të Kolegji AAB, ku ligjëron në fushën e modës, me lëndë si: Teknologjia, Dizajni dhe Kultura e Tekstilit.

Aktivitetet Akademike dhe Profesionale
PhD. Diba Celina është një akademike dhe menaxhere e lartë me përvojë në sektorët publik, privat dhe akademik në Kosovë dhe rajon. Ajo ka kontribuar në menaxhimin e ndërmarrjeve, zhvillimin e arsimit të lartë, dhe ka qenë aktive në fushën e kulturës, artit dhe medias – duke paraqitur një profil multidisiplinar dhe vizionar.

Që nga viti 2018, është eksperte në Autoritetin Kombëtar të Kualifikimeve, në fushën e rrobaqepësisë dhe dizajnit, për licencim dhe akreditim të institucioneve arsimore.

Konferenca dhe Punime Shkencore
PhD. Diba Celina ka marrë pjesë në një sërë konferencash dhe ka botuar artikuj në revista shkencore të indeksuara. Ndër publikimet më të njohura përfshihen:

  • Celina Baymak, D. (2019) – “Simpoziumi i 24-të Ndërkombëtar për Kulturën Turke”, Gostivar, Maqedonia e Veriut
    🔗 Link
  • Celina Baymak, D. (2021) – II. International Ottoman Traces Symposium, Trakya University, Edirne, Turqi
    🔗 Link
  • Celina Baymak, D. (2024) – Simpoziumi Ndërkombëtar XXII për Folklorin Ballkanik “Folkloristika dhe Trashëgimia Kulturore”, Shkup, Maqedonia e Veriut
    🔗 Link

Kultura dhe Arti
Krahas angazhimit akademik, Diba Celina është aktive në fushën e kulturës dhe artit. Ajo ka qenë paneliste në Autostrada Biennale nga viti 2020 deri në 2025 dhe shërben si Kuratore e Festivalit Ndërkombëtar “USUF – Zgjimi me Art”.

Ekspozita të Zgjedhura

  • Universiteti Ndërkombëtar “Vizion” – Gostivar (2019)
  • Hamami i “Gazi Mehmet Pashës” – Prizren (2021)
  • Galeria “Flori” – Prishtina Mall (2024)

Profili Personal
PhD. Diba Celina është një figurë me përvojë të pasur dhe rol të rëndësishëm në ndërthurjen e akademisë me sektorin publik dhe privat, menaxhimin e korporatave dhe zhvillimin e mediave dhe kulturës. Ajo është e njohur për përkushtimin ndaj cilësisë, inovacionit dhe përparimit të institucioneve ku vepron.

E martuar, nënë e dy fëmijëve dhe jeton në Prizren.