PhD. cand.

Donjeta Ahmetaj

Dr. Sci. Donjetë Ahmetaj Rexha ka lindur më 29 mars 1990 në Prizren, ku përfundoi edhe shkollimin fillor dhe të mesëm. Në vitin 2008, diplomoi në Fakultetin e Farmacisë të Albanian University në Tiranë, ku fitoi titullin Magjistër i Shkencave të Farmacisë (Mr.Sc). Në vitin 2016 nisi studimet doktorale në Medipol University në Stamboll, Turqi, dhe në vitin 2023 mbrojti disertacionin me temën: “Studime Retrospektive dhe Prospektive mbi vlerësimin e përdorimit të antibiotikëve në mjedisin spitalor”, duke u nderuar me titullin Doktor i Shkencave në Farmaci Klinike.

Përvoja e saj profesionale filloi në Spitalin Ortomedica në Prizren nga viti 2016 deri në janar 2018, fillimisht si Menaxhere e Burimeve Njerëzore dhe më pas si Drejtore Ekzekutive – pozitë që vazhdon ta mbajë. Në vitin 2019 filloi angazhimin si ligjëruese në Kolegjin AAB, ku ligjëron lëndën e Farmakologjisë në drejtimet: Infermieri, Teknik i Radiologjisë dhe Stomatologji.

Që nga viti 2024 është Delegate brenda Komitetit të Kontrollit të Rezistencës Antimikrobike në Ministrinë e Shëndetësisë së Kosovës dhe nga viti 2025 është Anëtare e grupit të punës për hartimin e planit të veprimit për trajnimin profesional dhe arsimimin e vazhdueshëm në të njëjtin institucion.

Punimet shkencore dhe konferencat:

Kontributi i saj në shkencë përfshin një sërë publikimesh në revista të indeksuara si SCOPUS dhe Google schoolar. Ndër to përfshihen:

      • Punimet shkencore:
        1. Ahmetaj, D., Aksoy, N., & Berk, B. (2023). SURGICAL ORTHOPEDIC PATIENTS’ PERCEPTION OF ANTIBIOTIC USE AND ANTIBIOTIC RESISTANCE. Journal of Faculty of Pharmacy of Ankara University, 47(2), 458-466.
        2. Badalli, F., Ahmetaj, D., & ATAY, E. F. (2025). TREATMENT OF KNEE OSTEOARTHRITIS WITH MESENCHYMAL STEM CELLS ARTHROSCOPY AND PHYSIOTHERAPY: EVALUATION WITH SF-36. Academic Medical Journal, 5(1), 130-141.
        3. Ahmetaj, D., Aksoy, N., & Berk, B. (2024). The effect of decolonization-decontamination prophylaxis versus traditional prophylaxis in orthopedic surgery in Kosovo.
        4. Ahmetaj, D., Aksoy, N., & Berk, B. (2023). SURGICAL ORTHOPEDIC PATIENTS’ PERCEPTION OF ANTIBIOTIC USE AND ANTIBIOTIC RESISTANCE. Journal of Faculty of Pharmacy of Ankara University, 47(2), 458-466.
Konferencat:
      • Shator 2009, Albanian University, Tiranë, Shqipëri, Konferenca e Dytë e Anatomisë, E Certifikuar–Pjesëmarrje Aktive.
      • Qershor 2010, Albanian University, Tiranë, Shqipëri, Konferenca e Dytë e Shkencave Farmaceutike – Teza: “Hulumtime mbi Pyjet e Divijakës”, E Certifikuar – Pjesëmarrje Aktive
      • Qershor 2012, Albanian University, Tiranë, Shqipëri, Konferenca e Tretë e Shkencave Farmaceutike – Teza: “Përgatitja dhe stabilizimi i tretësirës së Povidonjod 10%”, E Certifikuar – Pjesëmarrje Aktive
      • Shtator 2014, Federata Evropiane për Shkencat Farmaceutike dhe Ministria e Shëndetësisë e Kosovës dhe Universiteti i Mjekësisë i Tiranës dhe Agjencia e Mjekësisë e Kosovës dhe Shoqata Farmaceutike e Kosovës, Zhvillimet Bashkëkohore në Farmaci – Teza: “Njohuritë, Qëndrimet dhe Praktikat e Profesionistëve të Kujdesit Shëndetësor ndaj Raportimit të Reaksioneve të Padëshiruara të Barnave”, E Certifikuar – Pjesëmarrje Aktive
      • Dhjetor 2014, Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë, Konferenca e Tretë Farmaceutike – Tema: Farmacisti dhe farmaceutika në ditët e sotme, E Certifikuar – Pjesëmarrje Aktive
      • 01-02 qershor 2024, Integrimi Farmaceutik në BE – Sfidat Legjislative, Efekti i profilaksisë së dekolonizimit-dekontaminimit kundrejt profilaksisë tradicionale në kirurgjinë ortopedike në Kosovë, E Certifikuar – Pjesëmarrje Aktive
      • 15-17 nëntor 2024, Kongresi Ndërkombëtar i Shkencave Mjekësore VII-Tiranë, “Një studim krahasues i Tramadolit dhe Diklofenakut në menaxhimin e dhimbjes postoperative”, E Certifikuar – Pjesëmarrje Aktive
      • 7 Prill 2025, Konferenca e Shkencave të Shëndetit në Ditën Botërore të Shëndetit – organizuar nga Kolegji AAB, Efektiviteti i Sulfasalazinës + Tiokolkikozidit në krahasim me NSAID + Tiokolkikozidin në trajtimin e dhimbjeve të shpinës jo-specifike, E Certifikuar – Pjesëmarrje Aktive
      • 09-11 Maj 2025, Konferenca Kombëtare e Shkencave Mjekësore XVIII – Tirana, Efektiviteti i Sulfasalazinës + Tiokolkikozidit në krahasim me NSAID + Tiokolkikozidin në trajtimin e dhimbjeve jo-specifike të shpinës, E Certifikuar – Pjesëmarrje Aktive
Kultura dhe arti:

Përveç sferës akademike dhe menaxheriale, Dr. Donjeta në letërsi debutoi me librin “Ngjyrë moshe”, i cili është botuar në vitin 2008, si dhe me librin “Udhëtim për ty” i cili u botua në vitin 2022 që erdhi si autobiografi psikonarrative, si rezultat i ndërlidhjes së profesionit të saj me shkrimin. Libri po ashtu ështëbotuar në gjuhën turke.

Paraqitjet televizive:
      • Report TV, Tiranë
      • Klan Kosova
      • GuxON
      • Radar me Edita Doli
      • Na ishte një herë muzikë – News24
      • Pasdite me Lezet – Kanal 10
      • 410 me Dhurata Lipovica
      • Reader me Drilona Shala
      • Emisioni Pasdite – Kanal 10
      • Dita e Re – Kanal 10
      • Libero | Link 2
      • Studio A

Ajo është e martuar, ka një vajzë dhe jeton në Prizren.