Prof. ass. Dr.

Egzonis Hajdari

Prof. Ass. Dr. Egzonis Hajdari ka lindur më 04 prill 1990 në Prishtinë, ku përfundoi edhe shkollimin fillor dhe të mesëm. Në vitin 2012, diplomoi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në drejtimin “Juridik i përgjithshëm” (https://uni-pr.edu/).  Ndërsa, në vitin 2014 përfundoi studimet posdiplomike në të njëjtin institucion në drejtimin “E të Drejtës Civile dhe Pronësore”, ku fitoi titullin LL.M.. Më tej, në vitin 2019, mbrojti disertacionin e doktoratës në Universitetin Marmaras, me temën: “Mashtrimi në Marrëdhëniet e Detyrimeve – Aspekt krahasues ndërmjet Turqisë dhe Kosovës”, duke u nderuar me titullin Doktor i Shkencave në të Drejtën Private (https://www.marmara.edu.tr/en).

 

Përvoja e tij profesionale ka filluar në kuadër të projekteve ndërkombëtare, fillimisht si Ekspert Ligjor në Projektin SIDA, të mbështetur nga Ambasada Suedeze në Kosovë, ku ka kontribuar për dy vite rresht në grupet punuese për harmonizimin dhe adoptimin e legjislacionit mjedisor në përputhje me të Drejtën Evropiane. Në kuadër të këtij projekti, ka ofruar ekspertizë ligjore për zhvillimin e politikave ambientale dhe forcimin institucional të sektorit. Po ashtu, në vitin 2018, ka shërbyer si Këshilltar i Jashtëm i Ministrit të Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, duke ofruar mbështetje në çështje të politikë bërjes, hartimit të akteve ligjore dhe bashkëpunimit ndërinstitucional në nivel kombëtar dhe rajonal.

Prof. Ass. Egzonis Hajdari është akademik dhe jurist me përvojë në fushën e të drejtës civile dhe asaj komerciale, i angazhuar në sektorin akademik dhe atë profesional në Kosovë. Aktualisht ushtron funksionin e Profesorit Asistent në Kolegjin AAB (www.kolegjiaab.com), në kuadër të Fakultetit Juridik. Njëkohësisht, vepron si Avokat i licencuar pranë Odës së Avokatëve të Kosovës (www.oak-ks.org), me fokus të veçantë në lëndët civile dhe komerciale, duke përfaqësuar klientë vendorë dhe ndërkombëtarë në çështje të ndërlikuara gjyqësore dhe jashtëgjyqësore. Angazhimi i tij profesional karakterizohet nga një qasje praktike, etike dhe e përkushtuar ndaj së drejtës dhe standardeve më të larta të përfaqësimit ligjor.

Prof. Ass. Egzonis Hajdari ka një aktivitet të qëndrueshëm akademik. Që nga viti akademik 2020/21, është pjesë e stafit të rregullt në Kolegjin AAB, në kuadër të Fakultetit Juridik, ku ligjëron lëndë nga fusha e të drejtës civile dhe së drejtës së punës, si: E Drejta Civile, E Drejta Sendore, E Drejta Pronesore, E Drejta e Pronësisë Intelektuale, si dhe E Drejta e Punës. Në kuadër të veprimtarisë akademike, ai kontribuon në zhvillimin e kurrikulave, mbështetjen metodologjike të studentëve, dhe bashkëpunimin me institucione të arsimit të lartë brenda dhe jashtë vendit.

Kontributi i tij shkencor përfshin publikime të shumta në revista ndërkombëtare të indeksuara si SCOPUS, DOAJ, EBSCOhost, Google Scholar, dhe Crossref, në fushën e të drejtës civile, pronësore, detyrimeve dhe së drejtës krahasuese.

Punime të përzgjedhura:

Konferenca dhe trajnime:

  • The Failure of the Obligations Act of Kosovo to Differentiate “Condictio Indebiti” and “Unjustified Enrichment”, 2nd Zagreb International Conference on the Law of Obligations, 2022.
  • The History of Fraud in Contractual Relationships According to Turkish Law, Social Sciences Congress, 2019, Yildiz Technical University.
  • Fraud According to Obligation Law – A Comparative Approach Between Turkey and Kosovo, International Law Congress, 2018, University of Ankara.
  • Access to Justice in Environmental Matters, EU Law Discussion Group, 2018, Lund University, with Prof. Jan Darpö (Uppsala University)
  • Partial Implementation of Kosovo Environmental Laws and its Impact on Water Access in Rural Areas, AESS Conference, 2018, American University, Washington D.C.
  • Law Development Program Consultation – Working Group on Mining, U.S. Department of Commerce (CLDP).
  • Copyright in Kosovo, Applied Research Centre for Intellectual Assets and the Law in Asia, SMU & WIPO.
  • Obligational Relationships, Academy of International Students, 2015, Istanbul Medeniyet University
  • Political Right and Culture as a Factor Influencing the Modern State, ISLD Conference, 2014
  • European Youth Parliament of Kosovo, 1st International Selection Conference, 2012

Prof. Ass. Dr. Egzonis Hajdari është një figurë aktive në ndërthurjen ndërmjet akademisë, profesionit juridik dhe institucioneve publike, me përvojë në të drejtën civile, pronësore dhe komerciale, si dhe me angazhime konkrete në projektet ligjore ndërkombëtare dhe në shërbim të administratës publike. Ai njihet për përkushtimin e tij ndaj cilësisë akademike, integritetit profesional dhe avancimit të praktikës ligjore dhe institucioneve arsimore ku vepron.

Është i martuar dhe jeton në Prishtinë.