Dr. sc.

Fatmir Pireva

Dekan
Përgjegjës për shkencë

Fatmir Pireva studimet themelore dhe ato të magjistraturës i ka përfunduar në Fakultetin e Kulturës Fizike dhe të Sportit në Universitetin publik të Prishtinës “Hasan Prishtina”, kurse studimet e doktoratës i ka përfunduar në Universitetin “Dzemajl Bjedic” në Bosjne e Hercegovinë, ku ka doktoruar me disertacionin “Zhvillimi i aftësive të ndjeshme motorike, koordinimi, preciziteti e ekuilibri, si dhe fazat e ndjeshme të zhvillimit”.

Vlen të përmendet se deri më tani Fatmir Pireva ka botuar një varg punimesh shkencore në revista vendore dhe ndërkombëtare.

Përndryshe, Fatmir Pireva është anëtar i Bordit redaktues të revistës shkencore “Sport Science” në Travnik të Bosnjës e Hercegovinës, që nga viti 2013. Në fakt, ai në vitin 2012 është emëruar ligjërues në Fakultetin e Kulturës Fizike dhe të Sportit në Kolegjin AAB, kurse nga ky vit (2015) është emëruar edhe dekan i këtij fakulteti.