Prof.ass.dr

Fëllënzë Pula

Prof. Asoc. Dr. Fëllanzë Pula ka lindur më 31 tetor 1962 në Prishtinë, ku përfundoi edhe shkollimin fillor dhe të mesëm. Në vitin 1991, diplomoi në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës në drejtimin “Zhvillimi i Mendimit Ekonomik” (https://uni-pr.edu/).  Ndërsa, në vitin 2011 përfundoi studimet posdiplomike në Kolegjin”Dardania”, në drejtimin “Menaxhim Biznesi”, ku fitoi titullin Magjistër i Shkencave Ekonomike (Mr.Sc). Në kuader të angazhimeve të kompanisë (Korporata Energjetike e Kosovës) në vitin 2003, përfundoi këto trajnime: Menaxhimi i ndryshimeve, menaxhimin e indikatorëve te performancës, Menaxhmenti i përgjithshëm, në bashkëpunim me SweedPower, Suedi & Korporata Energjetike e Kosovës. Në vitin 2016, mbrojti disertacionin e doktoraturës në Universitetin Europian të Tiranës, me temën: “Biznesi i Orientuar nga Gratë”, duke u nderuar me titullin Doktor i Shkencave Ekonomike, profili në Menaxhim. (https://uet.edu.al).

Përvoja e saj profesionale filloi në kontekstin ndërkombëtar, qysh ne vitin 1995, në Organizatën Humanitare “Kinderberg” si asistente dhe kordiantore me përgjegjësi në Organizim,  Financa, Logjistikë të tërë projektit humanitar. Në prill të vitit 1999 angazhohet në Mal të Zi me organizatën Medicines Sans Frontiers si Kordinatore e projektit emergjent për Refugjatë. Nga korriku i vitit 1999 angazhohet në organizatën “CARE International”, fillimisht si zyrtare e lartë e financave. Në fillim të vitit 2000 duke u bazu në performancën e saj të lartë fiton pozitën si Menaxhere e financave në këtë organizatë internacionale. Në kuadër të këtij angazhimi gjatë vitit 2000, përfundon me sukses në USA, Atlanta, trajnimin për SCALA, system në fushën e Menaxhimit financiar dhe të Menaxhuarit Gjeneral  . 

Nga fundi i vitit 2001, angazhohet në USAID, si trajnere & Zv.Drejtore për programin e fuqizimit institucional-USAID, Programi për shërbime Publike dhe Infrastrukturë. Gjatë këtij programi, në të njëjtin vit mbaron trajnimin dhe  çertifikohet si  trajnere për trajnerë.

Nga viti 2003 deri në dhjetor 2011, Prof. Pula kishte një përvojë të gjerë profesionale edhe në institucione publike, si Korporata Energjetike e Kosovës (http://www.kek-energy.com/kek ), ku ushtroi detyrën e Drejtorit Ekzekutiv në Divizionin e Furnizimit.

Në ndërmarrjen publike “Termokos” (https://termokos.org ) ka mbajtur pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv, ku ka udhëhequr një sërë projektesh strategjike dhe kapitale, duke përfshirë:

  • (2003):  Programi i digjitalizimit të fakturimit dhe kujdesit ndaj konsumatorëve, (CCP),
  • Krijimin e Departamentit të Marketingut dhe PR-it, për të përmirësuar proceset e inkasimit
  • Projekte për qëndrueshmëri financiare të kompanisë
  • Themelimin e Qendrës së parë të thirrjeve në Ballkan, e cila funksionon ende në KEK dhe Termokos; 
  • (2007-2011): Projekti i Kogjenerimit në Prishtinë, ndër projektet më të rëndësishme të sektorit termoenergjetik në Kosovë. 
  • Zbatimin e një vargu projektesh të financuara nga buxheti i Republikës së Kosovës

Gjatë kësaj periudhe kohore ajo gjithashtu është e angazhuar si Këshilltare Seniore, “COWI-IPF Consortium”- në kuadër të një projekti të Komisionit Evropian (EU Project – European Commission).

Prof. Asoc. Dr. Fëllanzë Pula, është profesioniste me përvojë të gjerë akademike dhe ekzekutive në menaxhimin e ndërmarrjeve publike dhe institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë. Ajo ka ndërtuar një karrierë të suksesshme në fushat e menaxhimit strategjik, tregjeve të ngrohjes dhe zhvillimit të kapitalit njerëzor.
Ka kontribuar në mënyrë aktive në sektorët energjetikë dhe të ngrohjes qëndrore, si dhe në zhvillimin e trajnimeve dhe reformave institucionale pas luftës në Kosovë. Aktualisht, është profesoreshë në Fakultetin Ekonomik, në Kolegjin AAB (www.kolegjiaab.com). 

Njëkohësisht, ishte dhe vazhdon të jetë e angazhuar në funksione të larta drejtuese në institucione të ndryshme. Nga viti 2007 deri në 2011 ka shërbyer si Anëtare e Këshillit Drejtues në Odën Ekonomike të Kosovës. Ndërsa nga 2019 deri më 2021 ishte e emëruar Anëtare e Bordit të Drejtorëve dhe ishte kryesuese e komitetit të auditimit në “Trafiku Urban” Sh.A.-Prishtine (https://trafikurban-pr.com/2022 ).


Prof. Pula ka aktivitet të dendur akademik. Që nga viti akademik 2017/18, është pjesë e stafit të rregullt në Kolegjin AAB, ku ligjëron lëndë në fushën e Menaxhmentit dhe Ekonomisë, si: Lidershipi Organizativ, Menaxhimi i Burimve Njerëzore, Menaxhimi Strategjik, Menaxhment, Menaxhimi i Furnizimit Zingjiror, Praktikat e Menaxhimit Bashkohor dhe të tjera.

Punimet shkencore dhe konferencat – Kontributi i saj në shkencë përfshinë një sërë publikimesh në revista të indeksuara përfshirë SCOPUS dhe Google schoolar. Ndër punimet  e saj më të njohura përfshihen:

  • Shabani, L., Behluli, A., Qerimi, F., Pula, F., & Dalloshi, P. (2022). The effect of digitalization on the quality of service and customer loyalty. Emerging Science Journal, 6(6), 1274–1289. https://doi.org/10.28991/ESJ-2022-06-06-04

  • Pula, F. (2022). Co-creating value and its impact on customer satisfaction and customer loyalty: A banking sector perspective. Journal of Governance and Regulation, 11(4), 179–190. https://doi.org/10.22495/jgrv11i4art17

  • Behluli, A., Qerimi, F., Pula, F., & Shabani, L. (2022). The impact of graduates’ skills on facing challenges in the labor market. Emerging Science Journal, 6(2), 399–417. https://doi.org/10.28991/ESJ-2022-06-02-014

  • Pula, F., Behluli, A., & Qerimi, F. (2022). The effect of strategic marketing on creating competitive advantages of the dairy industry in Kosovo. Innovative Marketing, 18(4), 174–188. https://doi.org/10.21511/im.18(4).2022.15

  • Pula, F., Tafa, S., & Sanaja, L. U. (2023). Women’s role in effective business management: A comparative analysis. Problems and Perspectives in Management, 21(2), 758. https://doi.org/10.21511/ppm.21(2).2023.67

  • Pula, F., Behluli, A., Qerimi, F., & Hajdari, M. (2020). The impact of leadership on employees’ motivation: Case study public utilities companies in Kosovo. International Multidisciplinary Scientific GeoConference – SGEM, 20(5.2), 579–586. https://doi.org/10.5593/sgem2020/5.2/s21.071

  • Pula, F., & Shiroka-Pula, J. (2016). Economic empowerment of women in Kosovo and factors that directly influence women’s economic empowerment. In Economic and Social Development: Book of Proceedings (pp. 231–237).

  • Pula, F. (2015). Business oriented to women and her impact on economy: Case of Kosovo. Mediterranean Journal of Social Sciences, 6(3), 283–289, https://www.richtmann.org/journal/index.php/mjss/article/view/6375

  • Pula, F. (2013). Economic and political strengthening of women and their position of decision making: Case of Kosovo. Mediterranean Journal of Social Sciences, 4(1), 157–164, https://www.richtmann.org/journal/index.php/mjss/article/view/1198

  • Mustafa, A., & Pula, F. (2021). The effect of training on employee performance: Case study – Commercial banks in Kosovo. International Multidisciplinary Scientific GeoConference – SGEM, 21(5.1), 487–494, 10.5593/sgem2021/5.1/s21.107. https://doi.org/10.5593/sgem2021/5.1/s21.061

  • Pula, F., Mustafa, A., & Behluli, A. (2021). Employee relationship management – Case study public utilities companies in Kosovo. International Multidisciplinary Scientific GeoConference – SGEM, 21(5.1), 375–381, https://doi.org/10.5593/sgem2021/5.1/s21.083

Punimet tjera shkencore:

Prof. Asoc. Dr. Fëllanze Pula, është një lidere multidisiplinare me mbi 25 vite përvojë në institucione publike, akademike dhe në konsulencë infrastrukturore. Ajo ka dëshmuar sukses në menaxhimin strategjik dhe financiar të shërbimeve publike, me aftësi të forta në udhëheqjen e transformimeve organizative dhe forcimin e qëndrueshmërisë institucionale.

Në fushën akademike, ka mentoruar dhe mbështetur qindra studentë në fushën e menaxhimit ekonomik, ndërsa hulumtimet e saj kanë kontribuar në dialogun global mbi barazinë gjinore, transformimin digjital dhe cilësinë në arsimin e lartë. Është një zë i angazhuar për reforma në sistemin energjetik dhe qeverisjen akademike.

Jeton në Prishtinë, është e divorcuar dhe ka dy fëmijë.